Marta Kos viziton Kosovën për herë të parë, Vuçiç e sulmon: Nuk them më asnjë fjalë për atë

9 Maj 2026, 20:30Rajoni TEMA
Marta Kos viziton Kosovën për herë të parë,

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos do të realizojë vizitën e saj të parë në Kosovë më 15 maj, duke shënuar kështu një nga momentet më të rëndësishme të angazhimit të saj me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Mediat vendase raportojnë se pritet që vizita të konfirmohet zyrtarisht në ditët në vijim.

Sakaq, kjo është hera e parë për Kos e cila Prishtinën që nga marrja e detyrës si komisionere për Zgjerim më 1 dhjetor 2024.

Që prej fillimit të mandatit, ajo ka vizituar të gjitha vendet e përfshira në procesin e zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor dhe Partneritetin Lindor, disa prej tyre më shumë se një herë.

Kujtojmë se vizita në Kosovë, e planifikuar të ndodhte me 12 mars u anulua pas vendimit për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës.

Në lidhje me vizitën e Kos në Kosovë, ka reaguar ashpër presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç i cilia tha se nuk kontakton më me të huajt të cilët, siç thotë ai, i dëshirojnë të keqen Serbisë, referuar këtu Komisioneres Evropiane për Zgjerim.

“E shihni, kam pushuar së foluri për Marta Kosin. Nuk do të them asnjë fjalë për të”, tha Vuçiç.

1 Komente

  1. O
    Oficeri i artilerise

    Edhe Martes nuk eshte se po i rruhet shume per ty o Vuco. Sllovenet kurre nuk e kane rruajte per Serbet. Kete besoj e do mire nga historia e ish Jugosllavise.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje