Kërcënimet me jetë ndaj Albin Kurtit, reagon policia e Kosovës

8 Maj 2026, 22:40Rajoni TEMA
Kërcënimet me jetë ndaj Albin Kurtit, reagon policia e

Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Kosovë ka dalë me një reagim zyrtar lidhur me një kërcënim me eliminim fizik ndaj kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti.

Policia thekson se ka ndërmarrë veprime intensive hetimore dhe se postimi është bërë nga territori i Republikës së Serbisë, konkretisht nga qyteti i Kralevës.

“Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, më datë 08 maj 2026, ka pranuar në trajtim një informacion lidhur me një kanosje të adresuar ndaj Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, në rrjetet sociale nga profili i quajtur “Severna Brigada”, e njohur edhe si “Brigada e Veriut” (organizatë e cila nga institucionet e Republikës së Kosovës është shpallur organizatë terroriste).

Në koordinim me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), menjëherë janë ndërmarrë veprime intensive hetimore, me mbështetjen edhe të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Kibernetike.

Nga hetimet e kryera është konstatuar se kanosja është publikuar përmes llogarisë facebook.com/severna.brigada.2025.

Bazuar në të dhënat e siguruara, postimi është bërë nga territori i Republikës së Serbisë, konkretisht nga qyteti i Kralevës në Republikën e Serbisë. Me këtë rast janë identifikuar IP-adresa e përdorur dhe të dhënat personale të përdorura gjatë regjistrimit.

Nga analizat e kryera nga njësitë kompetente janë identifikuar të dhëna shtesë që mund të ndihmojnë në hetimin intensiv të mëtejshëm nga Policia e Kosovës dhe PSRK”, thuhet në njoftimin e policisë.

16 Komente

  1. Dje kishin armik Sērbin, ndērsa sot kan armik njēri tjetrin.Bējn show me zgjedhje çdo muaj.Nē bēnd qē me ata kek tē udhqeheshin fēmijēt, i pērdorin pēr tē ngulitur nē mēndje forcēn e tyre politike nē popull se kush ēshtē i pari.

    Përgjigjjuni
    1. E
      Emigrant

      Nuk ka gjasa.Eshte vetem fake per te bindur kosovaret qe eshte nje kundershtar i betuar i Sebise dhe serbeve

      Përgjigjjuni
      1. d
        drejtesia e vertete

        Perralla!Do ta dhjesin, jo do ta vrasin!E pse ta vrasin,ku ka me mire se sa nje KM pa bythe qe e ka katandisur kosoven ne nje cikel zgjedhjesh pa kthim.C'do me shume se kaq Serbia?Krize!

        Përgjigjjuni
        1. P
          Petrit

          HahahahahahHahahah sa kam qeshe o zot . Po e kercenojne albinin???? Po kush po e kercenon??Ai ka cliruar veriun ani Pse kosoven e ka çliruar UÇK me USA . Me e rendesishme eshte veriu se krejt Kosova ASNJERI Nuk e ka kercenuar , keto Jane perralla te paraphrase ng vv .

          Përgjigjjuni
          1. D
            Deni

            Tani qe i duhen vota dalin dhe e kercenojne Serbet!!! A thua se hane bar Shqiptaret dhe nuk e kuptojne qe eshte loje e Serbise per te mbajt ne pushtet Albin Serbin.

            Përgjigjjuni
            1. s
              sqarohu

              Ne Kosove s ka shqiptare. Eshte nje rrace mikse pa integritet

              Përgjigjjuni
            2. M
              Mara emigrante ne Itali

              Ka filluar dhe albini te mari esperience nga trampi .Si banor i Serbis duan qe me kete kercenim te fitoje pike ,

              Përgjigjjuni
              1. P
                Patrioti

                Ky do me bo lojen e orbanit .

                Përgjigjjuni
                1. M
                  Munika

                  Ky eshte palacua Kurti. Votojeni prape e shkofshi ne te semave me gjithe Kurtin.

                  Përgjigjjuni
                  1. p
                    parulla serbe

                    Lojë bajate. Vetë fundosje, blini vota dhe bëni propaganda bashke me serb. Kjo mënyrë e përkrahjes ekziston që gati dy shekuj - që nga krijimi i popullit serb në shekullin e 19. Për të forcuar spiunët, bashkëpunëtoret, aletet e tyre, serbet i quanin "poshteni shqiptari apo arnauti - shqiptare të ndershëm” në të vërtetë ata ishin më të pa ndëshkimit e kombit.

                    Përgjigjjuni
                    1. 7
                      707

                      ALBIN KURTOVIÇI VET I PREGADITË KETO SKENA PER TI MASHTRUAR SHQIPTARET E KOSOVES PARA ZGJEDHJEVE GJOJA SE ËSHTË SERBIA KUNDER TIJË KY ËSHTË MASHTRUSI MË I MADH I GJITHË SHQIPTARISË POR TANI SHQIPTARET KAN FILLUAR MË U VETËDIJSU DHE NUK PO I BESOJNË MASHTRIMET E KETI PSIKOPATI

                      Përgjigjjuni
                      1. s
                        sqarohu

                        nuk ka shqiptare ne kosove sic shkruajta dhe me lart. ata qe jetojne atje jane nje rrace mikse qe nuk mund tu zesh bese per asgje

                        Përgjigjjuni
                      2. #
                        #

                        Vjosa Albini=1

                        Përgjigjjuni
                        1. F
                          Flamur Struga

                          Nuk eshte zhurme pa pasoja.Ne gjenin e tyre rusosrbet sllavomawedoncit ,i kane veti te tradheguara nga te paret e tyre.Ata (armiqet tane shekullor)gjithmone kreret e levizjeve,njerezit e dalluar per liri,clirim bashkim kombetar,i kane vrare ose me doren e atyre shqipfolesve te mallkuar,ose me duart e tyre.Nuk po kuotoj se sa mendje lehte te cmendur koke forte e sharllatan,duke e mohuar rrezikshmerine e armikut shekullor,e perbuzin vlerat qendrimin e Albin Kurti.Po ky Albini ,a ka gabime?edhe ka.Karieristet e kane nje frymemarrje per njerezit e vet,farefisin,njerezit e rajonit krahines se vet...kjo nuk mohohet....Por kur armiku tenton ta vrasi njelloj si vellzerit Gervalla,Rexhep Mala ,Hasan Prishtina,familjen heroike te Adem Jasharit,tek ne duhet te lindi ndjenja e perkrahjes ndaj lidereve tane ,nje metode aksion mbrojtes dhe nje urrejtje ndaj armikut te eger dhe barbar.Fatkeqesisht jemi si ne Tirane,Prishtine ne Iliride njerez inatci,hater mbetes,karierist pa te drejte morali dhe pa ndergjegje njerezore ,se tek e fundit te mbrojsh vellain tent si Albini ne kte rast,eshte nje shembull nje akt heroik patriotik.Ta urrejme armikun te jemi ne anen e atyre shqiptareve qe u prijne interesave kombetare ,ti luftojme njerezit e serbit sllavomaqedoncit si armiq te perbetuar..

                          Përgjigjjuni
                          1. F
                            Fatosi-kosove

                            Ouuu Flamur struga he djal po si ka mundesi qe sepaku maqedoncit ta kercenojne kurrcin mor djal ku siq dihet jo mickovski e gruevski bashk me zaevin por as millosheviqi dikur me gligorovin nuk kan mundur ti realizojne deshirat e tyre shoveniste ndaj shqiptareve siq i ka arritur kurrci me VLEN dhe ZNAM-in serb, andajbte krahasohet kurrci me vllezrit Gervalla,Rexhep Malen,Hasan Prishtina dhe me keq me familjen Jashari jo vetem eshte turp por edhe fyerje e gjithe atyre djemve e vajzave qe jane sakrifikuar pet shtesine e kosoves e qe kurrci po e shlaterron çdo dite dhe ajo qe eshte me kryesorja kurrci vet eshte distancuar nga shqiperia ashtu siq ka fyer e njollosur uçk-n andaj kush nga serbet do ta kercenonte ate, apo kjo ndodhe vetem ne fushata zgjedhore,a mos i vie era politik ksaj i nderuar, pastaj si ta besojne shqiptaret ate qe thua ti kur kurrci rreth veti ka me shum udbash sesa vet vuqiqi ne serbi prandaj shqiptaret duhet te bashkohen si cdo her dhe ti luftojne njerzit e serbit e sllavomaqedoncit siq thua ti e nje nga ata eshte edhe vet kurrci por ama te siguroj se kurrci ketu eshte kunder teje siq eshte kunder çdo gjeje shqiptare tash e 6-7 vite.

                            Përgjigjjuni
                          2. R
                            Rrup Tupi

                            Albini paska kërcënu Albinin? Shumë interesante...krejt si atëherë kur deshën ta vrisnin në Maqedoni. Po kush e tret plumbin për shokun e tij? Po ku ka shërbëtor ma të mirë Serbia e Maqedonia se Albin mashtruesi që e bani lesh e li Kosovën e Maqedoninë me VV e VLEN?

                            Përgjigjjuni

                            Lini një Përgjigje