Gjykata shtyu vendimin për ish-krerët e UÇK, reagon Kurti: Besojmë në pafajësinë e tyre!

7 Maj 2026, 12:50Rajoni TEMA
Gjykata shtyu vendimin për ish-krerët e UÇK, reagon Kurti:

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar ndaj vendimit të fundit të Gjykatës Speciale për shtyrjen me dy muaj të shpalljes së aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Ai tha se Qeveria e Kosovës nuk ka asnjë qasje në zhvillimet e brendshme të kësaj gjykate.

“Sa i përket vendimit të Gjykatës Speciale që të shtyhet për dy muaj, nëse s’gaboj, vendimi i tyre, ne e morëm vesh njësoj sikurse të gjithë ju, për shkak se Qeveria e Republikës së Kosovës nuk ka qasje në dinamikat dhe zhvillimet që bëhen në Gjykatën Speciale”, deklaroi Kurti.

Ai gjithashtu ngriti kritika për mungesën e transparencës së këtij institucioni ndaj Kosovës.

“Gjykata Speciale nuk karakterizohet nga transparenca për vendin tonë e në shërbim të të cilit thuhet se është”, u shpreh ai.

Kurti theksoi se, sipas tij, Kosova nuk ka nevojë për mekanizma të tillë gjyqësorë të veçantë, por për një sistem të rregullt drejtësie.

“Edhe njëherë e theksoj, Kosova ka nevojë për gjykata normale, jo për gjykata speciale”, deklaroi kryeministri në detyrë.

Ai iu referua edhe ndryshimeve kushtetuese të vitit 2015, duke i konsideruar ato një moment të rëndë për shtetin.

“Amandamentimi numër 24 i Kushtetutës më 3 gusht të vitit 2015 është një ndër ditët më të rënda të Kosovës të pavarur e të republikës tonë demokratike dhe të gjitha këto tash janë pasoja”, tha Kurti.

Në fund, ai ritheksoi bindjen e tij për pafajësinë e ish-udhëheqësve të UÇK-së.

“Ne besojmë në drejtësinë e UÇK-së dhe në pafajësinë e krerëve të UÇK-së, të luftëtarëve të saj, të cilët vazhdojnë që të mbahen në burg, padrejtësisht në Hagë”, deklaroi ai.

Ndërkohë, Paneli Gjyqësor i Dhomave të Specializuara ka vendosur të zgjasë afatin për shpalljen e aktgjykimit për 60 ditë të tjera, deri të hënën më 20 korrik 2026, duke arsyetuar vendimin me kompleksitetin e çështjes.

Procesi gjyqësor ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së ka nisur më 3 prill 2023, pothuajse tre vjet pas konfirmimit të aktakuzës, dhe ata vazhdojnë të mbahen në paraburgim në Hagë.

6 Komente

  1. F
    Fatosi-kosove

    Ik mor i paftyre, ti beson ne drejtesi kur ske lane gja pa ba kunder uçk-s e veqmas ndaj ish presidentit Thaqi e Kadri Veselit,pastaj si te te besojme kur nuk kundershton kriminel si fatos geci apo magjupi dimal basha,skellzen gashi e deri tek gerdalla e qura allbulene haxhiu,prandaj ti je i pabese.

    Përgjigjjuni
    1. L
      Luani

      Ik o pacavure

      Përgjigjjuni
      1. N
        Napoleon

        PO A BESOJNE KOSOVARET ....VETEM UCK I CLIROI , KURSE TI PERGATITE DOSJEN KUNDER UCK DHE KREREVE TE SAJ......

        Përgjigjjuni
        1. K
          Kurti e ka vendin ne Hage

          Tani qe edhte ne fushate kerma Kurti beson ne pafajesine e lidereve te UCK, sa turp.

          Përgjigjjuni
          1. H
            H D

            Kurti dhe Saliu duken si “ vellezrit Siamese”. Mendojne njesoj dhe flasin njelloj. Shejtanlleqet e tyre kane te njejtin burim. Saliu ka gjak serbi kurse Kurtit ju incheksua gjaku Serb kur ishte ne burgun serb.

            Përgjigjjuni
            1. Z
              Zanzi

              Pronto drejtesi per Pronto Haram.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje