Pas një pritjeje prej gjashtë muajsh, emisioni “Opinion” në Tv Klan ka transmetuar këtë të hënë, 4 maj, një intervistë ekskluzive me ish-Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, direkt nga qelia e tij në Hagë.
Ish-kreu i UÇK-së ka ndarë reflektime të thella mbi izolimin, duke theksuar se përballë vështirësive fizike, besimi i tij te qytetarët e Kosovës mbetet i palëkundur.
“E përcjell çka po ndodh në Ukrainë, Lindje të Mesme apo ngjarje të tjera botërore. E kam të përjetuar edhe sjellën “për dikë nënë e për dikë njerkë”. Nuk ka forcë fizike apo furtunë politike, e cila mund të më lëkundë besimin për qytetarët e Kosovës. Edi, sot ndonjë zyrtar apo ish-zyrtar nëpër botë edhe mund të jetë penduat krejt padrejtësisht për pavarësinë e Kosovës. Por, me ose pa Thaçin në Kosovë, ky proces i meritueshëm tashmë ka marrë fund. OK. Thaçi vazhdon të tretet në burg, por për Republikën e Kosovës jam i bindur që do të ketë progres.”
Ai hodhi akuza ndaj përpjekjeve të Serbisë për të kriminalizuar filozofinë e shtetbërjes shqiptare përmes proceseve gjyqësore aktuale. Sipas tij, liria dhe pavarësia janë fitore që nuk mund të zhbëhen më, pavarësisht lëkundjeve të mundshme diplomatike nëpër botë.
“Serbia luftoi shumë ta pengojë lirinë dhe pavarësinë – ka dështuar ta arrijë këtë për mbi tri dekada. Tani përpjekja është si ta kriminalizojë filozofinë e shtet-bërjes. A do të arrijë përmes kësaj gjykate? Nuk dua as ta mendoj. Shpresoj ende ka njerëz me vlerë morale dhe integritet profesional. Gjyqtarët gjatë procesit kanë parë të vërtetën. Të vërtetën e ka parë edhe bota. Vendimi është në dorën e tyre.”
Publiku sigurisht nuk e di te verteten 100% por di 100% se lufta e dyte boterore ka zgjat me pak se paraburgimi i Thacit per nje veper te supozuar penale te 20 viteve para se te arrestohej. Kjo nuk eshte drejtesi e aq me pak nuk eshte drejtesi qe bind ndokend. Edhe ne rast se Thaci kishte mekate, me kete sterzgjatje , para opinionit shqiptar do te dale si hero.Aq me keq ne rast se ky arrestim, apo denim behet si kompensim per Serbine per bombardimet e Aleateve dhe njohjen e pavaresise se Kosoves.
Eshte shume e vertet "aa" se e gjithe akuza eshte trillim dhe fabrikim siq jane edhe deshmitaret mjerisht qe edhe ksaj here si çdo her jane shqipfoles,zdhe pas demostratave te vitit 68,74,81,88 e deri ne qershor 99 kemi patur deshmitar shqipfoles por edhe gjykates e hetues poashtu shqipfoles qe na kane dhunuar e denuar me dhjetra vite burg per ta bindur serbine se e duan me shum se ata,te tille kemi edhe sot deshmitar vullnetar per interesa te serbise dhe quditrisht te punesuar ne qeveri e presidence te kosoves qe para ca vitesh ishin anonim tash kane dalur hapur dhe shume nga ta jane shperblyer me pozita ministri e kshilltar e qe kurrci na i shet per patriot.
Tradhtari i grupit te Ramoviqit vllaut te Vuqiqit. Kriminel ne burg te rrish
Tiranci? Thuhet Tironsi ose Tironci, pra e kuptuam qe tironc nuk je, tani ngelet per tu kuptuar se je shqipfoles apo gjakshbere.
Hashime eshte gabim ne ket pike! Kosova vetem progres drejt Serbise po tregon se ka prej paraburgosjes se lidereve te saj clirimtare.