Kurti takon Kallas në Samitin EPC, fokus te siguria dhe integrimi në BE

4 Maj 2026, 21:10Rajoni TEMA
Kurti takon Kallas në Samitin EPC, fokus te siguria dhe integrimi në

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në margjina të Samitit të Komunitetit Politik Evropian (EPC), zhvilloi takim me Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë dhe njëherësh Zëvendëspresidente e Komisionit Evropian, Kaja Kallas.

Sipas njoftimit zyrtar gjatë takimit u diskutua situata politike në rajon si dhe çështjet e sigurisë, në një kontekst gjithnjë e më të ndërlidhur të sfidave ndërkombëtare.

"Kryeministri në detyrë Kurti theksoi rëndësinë e linjëzimit me Bashkimin Evropian në adresimin e këtyre sfidave dhe në avancimin e integrimit evropian të Republikës së Kosovës. Në këtë drejtim, Kryeministri në detyrë Kurti rikonfirmoi përkushtimin e Kosovës për agjendën e reformave dhe kërkesën për marrjen e statusit të vendit kandidat për anëtarësim në BE, duke nënvizuar progresin e vendit tonë dhe nevojën për trajtim të drejtë, të bazuar në meritë", thuhet në njoftim.

Po ashtu, u bisedua edhe për zhvillimet e fundit politike në vend, përfshirë zbatimin e ligjit për të huajt dhe dakordimin e datës 14 mars, i cili u vlerësua si një momentum i ri dhe pozitiv për rrugën përpara.

Gjatë takimit u diskutua edhe procesi i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe çështja e shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, ku Kurti ngriti shqetësimet lidhur me pasivizimin e adresave dhe pamundësimin e mbështetjes financiare për Luginën nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

4 Komente

  1. K
    Kallas tregon sa e coroditur eshte BE

    Nuk ka faj Kurti, kur e pret Kallas!

    Përgjigjjuni
    1. p
      pordhe me Turkish rigon.........

      Kalas (me duart): e dua kaq te modh qe ta bejme i her taka taka!? Kurt gyzeli: e kom sa gishti i vogel qe po te deftoj(tregojne duart).... Kalas: athere hik merru me Hanomen tate......gezuar ramazonin!

      Përgjigjjuni
      1. M
        Maujmun Kosove

        Kesaj rrace te perzjere, e te prapambetur, i duhet vene kufiri ne maje te thanes

        Përgjigjjuni
        1. P
          PO , PO

          Nuk je i sinqerte ne ato qe thua z.Kurti ! E verteta eshte se ti je fokusuar me te gjitha energjite negative , tek froni i kryetarit te qeverise dhe per te shtire ne dore te gjithe piramiden shteterore , sikur te ishe veteshpallur monark absolut nga ata te tipit mesjetar ! Nuk shoh asnje ndryshim nga aleati yt besnik S.Berisha qe kerkon ti vere zjarrin Shqiperise !

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje