Raporti i PE-së: Mali i Zi, vendi më i avancuar në rrugën drejt BE-së

5 Maj 2026, 13:00Rajoni TEMA
Raporti i PE-së: Mali i Zi, vendi më i avancuar në rrugën

Komiteti për Politikë të Jashtme i Parlamentit Evropian miratoi raportin vjetor për Malin e Zi, në të cilin vendi cilësohet si shteti më i avancuar në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Raporti bën thirrje për forcimin e mëtejshëm të pavarësisë dhe efikasitetit të sistemit të drejtësisë, si dhe për rezultate të qëndrueshme në luftën kundër korrupsionit në nivel të lartë dhe krimit të organizuar.

Aty theksohet edhe nevoja për uljen e numrit të lëndëve të mbetura gjyqësore dhe për harmonizimin e plotë të politikës së vizave me atë të Bashkimit Evropian.

Autori i raportit, eurodeputeti Marjan Sharec, paralajmëroi se Mali i Zi përballet me një vit shumë sfidues.

“Koha është e kufizuar, ndërsa punë ka ende. Ky raport duhet të shërbejë si njohje e progresit të deritanishëm dhe si inkurajim për periudhën në vazhdim. Para së gjithash, duhet të kuptohet si një thirrje për të gjitha palët e interesuara që të tregojnë urtësi dhe përgjegjësi, në mënyrë që mosmarrëveshjet e vogla të mos e errësojnë – apo devijojnë – përparimin drejt objektivave më të gjera strategjike”, tha Sharec pas votimit.

Raporti u bën thirrje të gjitha institucioneve shtetërore që dallimet politike të mos e vonojnë miratimin dhe zbatimin e reformave që lidhen me Bashkimin Evropian.

6 Komente

  1. D
    Detari

    Cfare thote ramazon?

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shpifjeeeeeeeeeeeeeeeeeeee

      Mos e merrni per te vertete, eshte shpifje e opozites ,sepse Shqiperia eshte e para , nuk ka mundesi te jete Mali i Zi qe nuk ka as lider global, , as nuk fut qytetaret ne burg per riparim shtepish apo shtese kati as nuk shemb shtepite e banoreve si ne Theth ne token e tyre prej mijera vitesh.

      Përgjigjjuni
      1. S
        Shefki

        Edhe Serbia ka me hy para Shqipris ne B. Europian .O te mjere nuk na don ne Europa ,Po kjo Europ esht e cila na ka shpernda ne 5 shtete per rreth.

        Përgjigjjuni
        1. F
          Fshatari

          Duhet bere pak investimper te mbajtur me shprese vendet e tjera se edhe ato do te hyjne ne BE. Mali i ZI nje vend me 600 mije banore eshte nje vend qe mund te futet ne BE ( megjtihese ska azgje me mire se vendet e tjera vec populisise e ekonomise se vogel e te lehte menaxhuese) Eshte nje investim i vogel per tu thene te tjereve. Kurajo dhe Vetbesim Mbani shrpeesa se edhe ju do te beheni nje dite si Mali I Zi. Ju duhet shpresa e e atyre vendeve qe te bejne sic do BE per interesat e saj. Shikoni Shqiperine per te hyre ne BE me deshire e vullnetarizem ka mare persiper te mbeldhe ne token e saj tere plehrat njerezore e materilae te BEse. Mos flasim pastaj per pasurite e saj natyrore te shfrytezuara nga Perendimi pa perfim per Shqiptaret. Kosoven etj. Shpresa e mban gjalle ose e vdes nje komb.

          Përgjigjjuni
          1. S
            Skenar qe po duket ne horizont

            Ne diten qe te gjithe shtetet anetare do miratojne antaresimin e Malit te Zi ne BE, vete Mali Zi do deklaroje bashkimin me Federaten Ruse! Kjo edhte loja ruse me BE. Shpejt do shohim Bullgarine e Rumanine nese do shkojne ne Lindje. Te gjitha shtetet qe jane futur ne BE me shtyse te Amerikes, do te largohen, edhe me ndihmen e Trump, nga BE deri ne 2030. BE do te mbetet me rreth 20 shtete anetare.

            Përgjigjjuni
            1. s
              sapa

              A ju intereson shqiptareve te thjeshte hyrja ne BE? Jo!Ata jane ne BE dhe po jetojne dhe pershtaten shteteve aty ku jetojne sepse ne shqiperi nuk e kane pasur kete mundesi!Ky term dhe propagande e hyrjes ne BE ju sherben vetem politikaneve te sotem.Skane cfare ti ofrojne ketij populli pervec se emigrimin prandaj flasin cdo dite per hyrjen ne BE!

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje