Ish-zv.kryeministri: Qëllimi i Kurtit ishte të fuste duart në buxhetin e Kosovës dhe të zëvendësonte Osmanin!

7 Maj 2026, 11:00Rajoni TEMA
Ish-zv.kryeministri: Qëllimi i Kurtit ishte të fuste duart në

Ish-zv.kryeministri i Kosovës Haki Abazi lëshoi akuza të forta në drejtim të kreut të qeverisë në detyrë Albin Kurti.

Sipas Abazit qëllimi i Kurtit si kryeministër ka qenë që të fusë duart në buxhetin e shtetit, dhe të shkatërrojë çdo qelizë institucionale të vendit.

Duke folur në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN për krizën politike në Kosovë, Abazi theksoi se demokracia e këtij vendi është në kolaps dhe qëllimi i Kurtit ka qenë zëvendësimi i Osmanit si Presidente.

Qëllimi i vetëm i Kurtit ka qenë që të fusë në dorë buxhetin publik nëpërmjet të cilit faktikisht po shkatërron çdo celulë institucionale. Se nuk është më çështja e kapjes së institucioneve, është abortimi i demokracisë që ka ndodhur që nga komisionet parlamentare kur unë kam shërbyer si kryetar i Komisionit për Punët e Jashtme dhe deputet në Parlamentin e Kosovës. Demokracia e Kosovës është në një kolaps. Një vit u humb duke u tentuar që të bëhej znj.Haxhiu kryetare Parlamenti. U rispërsëritën zgjedhjet, u zgjodh znj.Haxhiu, do të thotë që s’ishte e mjaftueshme ajo, pasi qëllimi ishte që të zëvendësohej znj.Osmani dhe të merrej pozita e Presidentit. Nuk mund të luftosh demokracinë dhe pluralizmin nëse s’ke instrumentet për t’i ndjekur kundërshtarët në mënyrë ligjore”, tha Abazi. 

5 Komente

  1. H
    Hakiu

    O legen,ti je ai qe ke dashte me i fut duart ne buxhet e nuk ke mundur,per ate je deshpru dhe largu nga Albini.Nuk ke mund me vjedhe,hajn i ndyt,je bashku me Ramushin, aty e ke vendin dhe shoqnin,legen...

    Përgjigjjuni
    1. L
      Larg

      Sa me larg Shqiperise Kosovaret. Jane te prapambetur menderisht si mesjete dhe te pabese sepse kane urrejtje te fshehur.

      Përgjigjjuni
      1. F
        Fatosi-kosove

        Mos bre i nderuar "Larg" a nuk ta mbushe syrin ky hakiu shif çfar niveli (zero) te intelegjences ka, pastaj se eshte bythelepirs ska gja kjo sja ule nivelin e ban per ti terhequr vemendjen kurrcit ndoshta e dekreton kshilltar special si dikur sali berisha serbin fazlliq apo kurrci udbashin skellzen gashi, te tille te prapambetur menderisht kemi mjaft 99% e qenefit vetvendosje.

        Përgjigjjuni
        1. L
          Larg

          Dakort nuk e kuptova 100% cfare me shkruajte po te kerkoj ndjese qe futa gjithe Kosovaret. Edhe une per ata ithtaret e sektit Kurti e kisha, qe futet e bejne dezinformata e sharje per Shqiperine. S e kisha per gjithe popullin atje sharjen

          Përgjigjjuni
      2. A
        Arsimtari

        Kur s'ke fakte,shpif dhe rrej si serbet ne menyre " intelektuale" thone serbet,ndoshta dikur behet e vertete! Ky Abazi,nuk eshte serb dhe nuk din te rreje si serbet,por gjithsesi keto konstatime ne kete tekst,jane teresisht te pabaza,genjeshtra dhe qellimkeqija!

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje