Antonov në Kosovë, çfarë dihet për fluturimin e avionit të madh transportues

7 Maj 2026, 18:55Rajoni TEMA
Antonov në Kosovë, çfarë dihet për fluturimin e

Mbërritja e një avioni të tipit Antonov An-124 në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, më 6 maj, nxiti kureshtjen e shumëkujt në Kosovë.

Por, arsyeja e fluturimit drejt Kosovës të njërit prej aeroplanëve më të mëdhenj në botë për transportin e mallrave, përfshirë ato ushtarake, mbetet ende e panjohur.

Radio Evropa e Lirë (REL) ka kërkuar të enjten informacione nga Aeroporti i Prishtinës në lidhje me ardhjen e fluturakes së madhe të prodhimit ukrainas, por nuk ka marrë përgjigje.

Fluturimi i aeroplanit me regjistrimin UR-82008 nuk ka figuruar as në regjistrat e fluturimeve komerciale online.

Ministria e Mbrojtjes në Kosovë ka thënë se nuk ka informacione zyrtare lidhur me këtë fluturim.

Fotografi i njohur kosovar, Arian Mavriqi, e ka fotografuar dhe e ka xhiruar uljen e djeshme të aeroplanit gjigant, i cili në Kosovë është parë edhe në të kaluarën.

Edhe entuziastë të aviacionit, vendës e të huaj, po ashtu kanë publikuar fotografi e video të uljes së Antonov An-124 në aeroportin që ndodhet 17 kilometra larg kryeqytetit kosovar, duke aluduar se aeroplani është nisur nga një bazë ajrore në Gjermani.

Sipas tyre, ai mund të ketë sjellë pajisje ushtarake për misionin paqeruajtës të Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) në Kosovë – KFOR.

Por, nga ky mision i NATO-s nuk iu përgjigjën pyetjeve të REL-it në lidhje me këtë çështje.

Ndërkaq, Ministria e Mbrojtjes e Gjermanisë i tha REL-it se, “si çështje parimore dhe pavarësisht nga pyetja specifike, nuk komenton transportet ushtarake”, si dhe që përgjigja e saj nuk përbën as konfirmim e as mohim në lidhje me këtë fluturim.

Ajo, megjithatë, tha se forcat e armatosura gjermane përdorin shërbimin e transportit të kompanisë Antonov.

“…Kapacitetet e Antonov Logistics SALIS GmbH [përdoren] për dërgimin dhe furnizimin e forcave gjermane në kontekstin e mbrojtjes kombëtare dhe mbrojtjes së aleancës, menaxhimit të krizave ndërkombëtare dhe menaxhimit të rreziqeve dhe krizave kombëtare”, i tha REL-it një zëdhënës i Ministrisë gjermane të Mbrojtjes.

Për çfarë përdoren aeroplanët Antonov?
Sipas të dhënave zyrtare, të publikuara nga vetë kompania ajrore, Antonov Airlines është një degë e Antonov Company, me seli në Kiev, Ukrainë.

Ndërmarrja shtetërore ukrainase operon një flotë të gjerë avionësh që transportojnë mallra, duke përfshirë pesë avionë të tipit An-124 Ruslan, që mund të bartin ngarkesa deri në 150 tonë.

Dy prej këtyre aeroplanëve përdoren zyrtarisht përmes kompanisë Antonov Logistic SALIS GmbH, për të ofruar shërbime transportuese për NATO-n dhe vendet e Bashkimit Evropian për dërgimin e “mallrave emergjente në situata të krizës”.

Sipas informacioneve në ueb-sajtin e kompanisë, shërbimet përgjegjëse për planifikimin e transportit dhe mirëmbajtjes së avionëve janë zhvendosur përkohësisht në Lajpcig të Gjermanisë, për shkak të luftës në Ukrainë.

Fluturimet e mëparshme në Kosovë
Aeroplani i kompanisë Antonov nuk erdhi për herë të parë në Kosovë të mërkurën.

Vetë Aeroporti i Prishtinës kishte publikuar fotografi të këtij aeroplani, kur ai kishte mbërritur në Kosovë më 2016.

Ndërkaq, grupi BBKRspotters, i cili publikon pamje të fluturimeve në Aeroportin e Prishtinës, kishte publikuar një video të uljes së këtij aeroplani në “Adem Jashari” në janarin e vitit 2024.

Radio Evropa e Lirë ka kërkuar informacione nga vetë kompania e fluturimeve Antonov për fluturimin e djeshëm, por deri në momentin e publikimit të këtij teksti nuk ka marrë përgjigje./REL

15 Komente

  1. A
    Antonvi

    Eshte fare e thjeshte Kosova ka filluar dhe shet prodhimin e pare te dronave Ukraines per rrjedhoje transortimi ishte i detyruar me nje avion te madhe.Kaq e thjeshte eshte.Ndokush mund te pyese se sa eshte ngarkesa e marre?E thjeshte pyesin Al-Binin qe i duhen para per zgjedhjet e reja per te marre shumicen kete radhe.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Toni

      Qenke shakaxhi ti.

      Përgjigjjuni
      1. A
        Alpin baba ta honksha bothen

        Ka ngarkuar speca Koqove; se dronet as nuk dine se si shkruhen koqevaet, jo me ti prodhojne.

        Përgjigjjuni
        1. T
          Toni

          Pse ky racizem, prej nga burron kjo urrejtje patologjike per shqiptaret e Kosoves? A mos ndoshta pse jemi me nacionalist? Apo ndoshta ke prejardhje shkau ose greke se Enveri ka asimilu goxha. Sidoqofte kjo eshte e demshme per shendetin tend. Merre veten me te mire.

          Përgjigjjuni
      2. Q
        Qaniu

        ANDONOV ESHTE RUS ,,

        Përgjigjjuni
        1. a
          armand

          ANDONOV edhe mund te jete rus por ANTONOV o Qani eshte ukrainas. Hajde se jemi ne epoken e internetit dhe kush di te shkruaj di te marr edhe informazionin e duhur.

          Përgjigjjuni
          1. K
            Koopiloti

            ANTONOV AN-124 Ruslan, avion Ukrainas. Por jo më I madhi...... Më I madhi në botë është ANTONOV AN-225 Mriya, edhe ky Ukrainas....Ky ka 6 motorë, 3 në secilin krah.

            Përgjigjjuni
            1. D
              Davidi

              Informacionin o Armand jo informazionin. Se nuk di vetem ti te jesh pedant ne epoken e internetit.

              Përgjigjjuni
              1. a
                armand

                Ke shume te drejte Davidi por te siguroj qe cel e ka bere automatikisht korrigjimin duke gabuar . Me fal por c'do te thote "pedant" ne shqip ?

                Përgjigjjuni
            2. M
              Mul mut Noka

              Kush te tha

              Përgjigjjuni
              1. A
                ANTONOVI

                QANO TI I DI TE GJITHE RUSE SE KESHTU TA KANE THENE.

                Përgjigjjuni
              2. M
                MALLAKASTRIOTI

                E ktheve gazetën tënde o z.Mero baze,në dorë të grave të lagjes, Më the e të thashë. Eh dynja, dynja. V.k

                Përgjigjjuni
                1. f
                  five company

                  Interesting. Une e shikoj nga nje tjeter kendveshtrim, gjithmone personal. "Antonov" eshte prodhim dhe patente ruse. Dhe te shohesh nje gjigand rus ne qiell, per shume persona mund te perbente nje lloj " kercenimi ose presion verbal"!!! Gjithmone sipas opinionit tim personal, ky lloj "kercenimi ose dhune verbale" ne aparence qe endet ne qiell, perbrenda mund te kete nje domethenje tjeter, psh: Te burgosurit, u transportuan per rehabilitim ne Kosove.... Hamendje dhe te vrasesh trurin per te gjetur pergjigjen, eshte me efikase se shabllonet ose modelet e pergjigjeve qe ju ofrojne njerezit siperfaqesore.

                  Përgjigjjuni
                  1. a
                    anti25642654censurë

                    komenti më i zgjuar që kam parë ndonjëherë!!pra nëse kinezët shkojnë në taivan me boing amerikanë,o airbus europianë,tajvanezët i presin me lule??o lali me tru shumë të zhvilluar,të burgosurit e tu janë paketuar si sardele brënda antonovit,apo çfarë??të gjithë antonovët janë tasportues mallrash,dhe jo mallrash dosido!!nuk përdoret për të trasportuar as banane e as speca të mbushura!përdoret për mallra voluminoze!!nuk përdoret për trasport njerëzish!!kur ulet një avion i tillë,i ardhur nga gjermania,dhe jo nga rusia,të gjithëve ju bën përshtypje!!është në tërë kuptimin e fjalës gjigant!që përdoret për mallra "gigante"!!të burgosurit nuk kanë përse të trasportohen në kosovë!nëse do duhej të rehabilitoheshin mund ti çonin në bregdetin e adriatikut,duke filluar nga kroacia deri në greqi!!normalish janë zonat më të mira të rehabilitimit!!sidomos për persona që jetojnë normalisht në zona shumë të ftohta si ukraina!do një variant më të mënçur se tëndi??antonovi solli ushtarë ukrainas për të mbrojtur kosovën nga ndonjë sulm sërb! ;-)

                    Përgjigjjuni
                  2. G
                    Gruda

                    E kunt I plasi, ngelet duke nxjerre sekrete. Ska pse ta dije publiku këtë gjë. Idiota.

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje