Gazetari Enver Robelli duke analizuar situatën politike në Kosovë thekson që të gjitha partitë politike atje po luajnë me interesat jetike të vendit.
Duke folur në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN, Robelli vuri në dukje klimën e polarizuar në politikën e Kosovës si dhe dëshirën partive kundërshtare për ta poshtëruar njëra-tjetrën.
Sipas gazetarit Albin Kurti pas fitores spektakolare në zgjedhjet e fundvitit do të duhet të kishte bërë një ofertë serioze për PDK-në dhe LDK-në sa i takon çështjes së Presidentit, që u bë shkak që Kosova të shkojë sërish në zgjedhje të parakohshme.
“Kosova është futur në një qorrsokak ku bëhen premtime, por realisht zgjidhje s’besoj se do të ketë pas zgjedhjeve të 7 qershorit, pasi prapë duhet të ketë një kompromis për postin e Presidentit. Kjo situatë është krijuar nga një polarizim i thellë. Dëshira për ta poshtëruar tjetrin është shumë e madhe. Partia e ka përgjegjësinë më të madhe, por lojëra luajnë të gjithë. Më 28 dhjetor kur Lëvizja Vetëvendosje i ftoi zgjedhjet në mënyrë spektakolare, do të duhej kryeministri ose lideri i atëhershëm i VV-së, t’i bënte një ofertë serioze ose LDK-së ose PDK-së për çështjen e Presidentit. Kjo ofertë nuk erdhi", tha Robelli.
"E priti momentin e fundit, një herë nxori dy kandidatë nga partia e tij, i tërhoqi, pastaj i bëri një ofertë LDK-së për koalicion, e refuzoi, ndoshta edhe nga frika se pasi z.Kurti do të kalonte urën dhe do të zgjidhte Presidentin, pas dy tre muajsh do ta largonte LDK-në nga qeveria. Mandej i tha opozitës mund t’i propozoni dy kandidatë të pavarur dhe opozita nuk propozoi askënd, ndoshta edhe nga kalkulime të ndryshme se shkuarja në zgjedhje dhe fajësimi i z.Kurti si shkaktar i kësaj krize mund t’i japë ndonjë përfitim, duke pasur parasysh edhe bashkimin e pritshëm të LDK-së me ish-Presidenten. Kemi një mish-mash interesash të ndryshme”, vijoi gazetari.
ESHTE FUTUR THELLE SERBIA ATY, OR DJALE. ASHTU SI EDHE NE SHQIPERI: KA 150 VJET QE AJO KA NGRITUR NERWORK TE TILLE NE HAPSIREN SHQIPTARE. NDOSHTA DUHEN EDHE DEKADA TE TERA ATY, NE KOSOVE QE TE KETE SHQIPTARE TE VERTET...NE SHQIPERI: ESHTE SALIU ME SHPUREN E VET, POR EDHE NE PS MEGJITHESE KA RENIE
Enver Robelli duhet te thote shkoqur e shkurt se dardanet e shkartisur me turq e sllave ne shekuj nuk mund te bejne shtet, nese nuk i bashkohen Shqiperise.
Respekt per Kosovaret e ndershem por bashkimi Kosove Shqiperi do rezultonte ne nje lufte te eger civile si bene popujt Jugosllave me njeri tjetrin. Diferencat i kemi aq te medha sa dhe duke qene shtete te ndryshme zihemi. Imagjino pastaj te plaste rivaliteri i klaneve per pushtet
Nuk e di kur do ta kuptojne kosovaret, sidomos ata te diaspores, te cileve ora u ka mbetur shume prapa, se Albin tekanjozi, me qendrimet e veprimet e tij dhe per qellime qe i di vete ai, po i ben dem te madh Kosoves dhe po shkaterron imazhin e saj ne syte e miqve e aleateve qe e ndihmuan ate te fitoje pavaresine. Nuk dua te them qe kosovaret nuk dine te bejne shtet, se nuk e besoj nje gje te tille. Por Kurti sigurisht qe nuk deshiron te beje shtet. Vetem per nje teke absurde te tij, per ta bere Albulenen kryetare te Kuvendit, e la Kosoven pa qeverisje per nje vit te tere. Ndersa tani, vetem per te bere president ate qe do ai, po e shpie Kosoven prape ne zgjedhje, per here te trete brenda dy vitesh. Nuk po zgjatem tek roli i tij percares te faktorit shqiptar ne Maqedonine e V., qe deshi ta realizonte edhe ketu, por nuk i eci. Sidoqofte, per kete tollovi te pakuptimte pergjegjesi ka dhe opozita kosovare, qe nuk eshte ne gjendje ose nuk di t'u kundervihet ketyre qendrimeve e veprimeve te Albin tekanjozit.
Në Kosovë kemi një teatër të përmasave spektakolare. Tre partitë e mëdha plus partia lokaliste AAK, janë vënë në shërbim të Serbit. Në fillim ishte LDK-ja që akoma e ka damkën e strehës së jugosllavofileve, Rugovisteve, Surroisteve dhe udbashëve. PDK-ja, zhvillimi politik i UCK-se ra në kthetrat e Serbisë kollaj nëpërmjet klanit Pronto dhe vëllezërve Kariç. Vetëvendosja qysh nga fillesat e saja është një projekt serb. Albini doli nga burgu i Pozharevacit me një mision. Në atë kohë nuk dilje gjallë po të ishe i akuzuar për terrorizëm. Ramushi, zar i Devolleve, i vetmi politikan që jepte intervista serbisht sa ishte kryeministër tek tv Happy I Beogradit që është një televizion kryekëput antishqiptar dhe injorant. Kosova bac Adem, jo, nuk është çliruar!
Kjo flet per shkallen e ulet te ndergjegjesimit kombetar te qytetareve kosovare dhe papergjegjshmeri totale per fatet e vendit , te atij gjysme shteti ! Tifozlleku me i preferuar dhe i zjarrte i fansave te VV eshte carja , percarja e mbare shqiptareve kudo qe jane , njejte me politikat e Vucicit dhe te partise se Nikolla Gruevskit !
shtet nuk bejne dot por xhami pa fund bejne! ne prizren turk-osmanet bejne parakalojne me veshje osmane si ne vendin e tyre!
Ne fakt s jam dakort me sharjen e fese myslimane qe ben ti, por kam nje koleg, emigrant Kosovar nga Prizreni. Ka nje urrejtje aq te madhe per Shqiperine, tere kohes shpif edhe pse jeton dhe ushqehet ketu.