2 mld € “nga hiçi” për NIS, oferta që po trondit Serbinë

9 Maj 2026, 11:30Rajoni TEMA
2 mld € “nga hiçi” për NIS, oferta që po

2 miliardë euro të ofruara nga një biznesmen serb kanë hapur debat të ri për shitjen e Industrisë së Naftës së Serbisë (NIS), kompani që aktualisht kontrollohet nga kapitali rus dhe ndodhet nën sanksione të SHBA-ve për shkak të lidhjeve me sektorin energjetik rus.

Oferta është paraqitur përmes një kompanie të regjistruar rishtazi, por është vënë në dyshim për seriozitetin dhe burimin e financimit.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, e ka quajtur ofertën të pabesueshme dhe ka deklaruar se shteti nuk e konsideron serioze dhe nuk do të lejojë blerje të tilla pa kontroll institucional. Ai ka theksuar se procesi i shitjes së NIS-it po zhvillohet mes pronarëve rusë dhe kompanisë hungareze MOL, e cila është aktualisht negociatorja kryesore për blerjen e aksioneve.

Nga ana e saj, Gazprom Neft konfirmon se po negocion vetëm me MOL-in, ndërsa të dy palët kanë pranuar se bisedimet janë në vazhdim dhe varen nga rregullat e sanksioneve amerikane. Përfundimi i marrëveshjes kërkon miratimin e autoriteteve amerikane dhe atyre serbe.

Sanksionet ndaj NIS-it janë vendosur nga SHBA për të kufizuar financimin e Rusisë në lidhje me luftën në Ukrainë dhe kanë hyrë në fuqi pas disa shtyrjeve. Afati për ristrukturimin e pronësisë është 22 maji.

Shteti serb, si aksionar minoritar, po merr pjesë në negociata dhe synon të rrisë ndikimin e tij në kompani, si dhe të garantojë funksionimin e rafinerisë së Pançevës, e vetmja në vend. Ndërkohë, ekspertët e konsiderojnë ofertën e biznesmenit si jo transparente dhe pa bazë të qartë financiare, duke ngritur dyshime për seriozitetin e saj.

Procesi i shitjes së NIS mbetet i hapur dhe i ndërlikuar, me interes të madh gjeopolitik dhe ekonomik nga disa palë, përfshirë Rusinë, Hungarinë, Serbinë dhe Shtetet e Bashkuara./ Marrë nga REL

4 Komente

  1. s
    saliu duhet te shpallet terrorist

    Pak nuk jane,por janw 50 kryetar partish me familjet e tyre(pa antar),jane 50 dhjeputete me familjet e ca lango qe presin ti bjene bolet e dashit,jane edhe grupi mamurrasit,bathoristat molotoviste qe paguhen nga gjin gjoni qe spaku nuk e di

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kolegu i SPAK-ut

      Hahahaha ilaçet burazer se lajmi është për Serbinë jo bathoren

      Përgjigjjuni
    2. I
      Igor

      A e kupton dikush si erdhi situata deri ketu qe Amerikanet sundojn boten e dobet sikur neser Trapi ti thot botes mos hani se neve duam qe te vdisni te gjith ,ma mir te ndodhi lufta e 3 boterore se keshtu largohuni sa ma shpejt nga Amerikanet qe te mbeteni shtete sovrane.

      Përgjigjjuni
      1. S
        Sovraniteti

        As me Europën nuk je sovrane. As me Rusinë e Kinën.

        Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje