“Njohja e hershme me Thaçin e Veselin”, Enver Hoxhaj: Ikëm për studime me pasaporta false

7 Prill 2024, 19:50Rajoni TEMA

“Njohja e hershme me Thaçin e Veselin”, Enver Hoxhaj:

Politikani kosovar Enver Hoxhaj, ka dhënë një intervistë ndryshe për emisionin “Interview” në Euronews Albania.

Teksa ka folur për jetën e tij personale dhe profesionale, ai tregoi mes tjerash se si e njohu Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin.

Ai tha se ka qenë arkeologu Neritan Cerka, ai i cili  i dha letrën e rekomandimit që Hoxhaj të pranohej në Universitetin e Vjenës.

“Thaçin, Veselin e njoh që prej vitit 1988. Kemi qenë shokë studimesh. Kemi studiuar së bashku historinë.  Përmes Thaçit kam njohur Veselin dhe të tjerët. Në 1993 kemi shkuar në Vjenë për të studiuar. Unë kam bërë rrugën nga Tirana dhe sot e kësaj dite kam një letër që ma ka shkruar si rekomandim Neritan Ceka, që të pranohem në Universitetin e Vjenës. Kishim pasaporta false”-tha ai.

1 Komente

  1. K
    Kosove

    Menjehere pas luftes se tmerrshme dhe clirimit te Kosoves, Enver Hoxhaj deklaroj: “ Nese fiton zgjedhjet krahu i luftes, une do te shkoj ne Beograd”. Aq shume ka urrejtur clirimtaret ky palaqo Enver Hoxhaj.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje