Oferta e Kurtit për LDK/ Ish-këshilltari i Osmanit: Gjysmën e qeverisë ia ka dhënë në tavolinë! Por ja çfarë fshihej pas kësaj

21 Prill 2026, 21:35Rajoni TEMA
Oferta e Kurtit për LDK/ Ish-këshilltari i Osmanit: Gjysmën e

Ish-këshilltari i Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani,  Kreshnik Çollaku, i ftuar në emisionin “Real Story”, ka komentuar ofertën e fundit politike të kryeministrit Albin Kurti ndaj Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), me qëllim shtrimin e rrugës për zgjedhjen e presidentit të ri.

Ai u shpreh se oferta e bërë nga Kurti ishte “shumë e majme”, duke përfshirë poste të rëndësishme në qeveri.

Gjatë diskutimit në studio, Çollaku theksoi se oferta e Kurtit duket se ka pasur një klauzolë, ku presidenti i ri të dilte nga radhët e Vetëvendosjes.

“Feta që Kurti ofroi Kurti dje ishte ofertë shumë e majme pushteti. Bëhet fjalë për kryetar Kuvendi, zv.kryeministër, katër ministra dhe disa zv.ministra të tjerë. Ky akt realist duhet përshëndetur dhe është një model që  me sa kuptoj unë, në këto vite nuk e kemi parë, përveç se ngas koha kur i bënte Rugova këto histori, që kishte pushte dhe lëshonte pushte, sepse besonte më shumë në shtet, Abdixhiku ka treguar ose inteligjencë politike ose një sens  shumë të lartë të shtetit. Lumir Abdixhiku dje ka pasur një fetë të majme pushtetit. Gjysmën e qeverisë ia ka dhënë  në tavolinë ai, por në këmbim i ka kërkuar diçka tjetër: i ka kërkuar të votojë një president të vetëvendosjes”, tha Çollaku.

11 Komente

  1. L
    Lanabregsi

    O koqe,te dhjefsha mu ne keshilltar qe je,ai do presidentin per 5 vjet,kursa ato ministri qe te jep sot,neser sajon nje incident dhe ti heq, votat I ka per ti zevendesuar me te WW.

    Përgjigjjuni
    1. B
      BBB

      Kurti eshte teveqel,te jep 4 ministri dhe zv/kryeministrin sot dhe ti shkarkon neser per pune te"keqe",votat ne parlament I ka,atehere cfare do bej LDK,asgje. Ndryshon puna me presidentin,po u zgjodh I ka te sigurta 5 vjet,ketu fle lepuri. Kurti eshte shume I djallzuar dhe shum I lig

      Përgjigjjuni
      1. A
        Astriti

        Collaku Oferte e majme nga minareja e xhamise sepse kryeministri shkarkon ministrat dhe presidenti dekreton,cfare do te ndodhe me pas kur ti ndryshoj humori kurtit dhe Ti shkarkoj ministrat ,vendos ministrat e vet dhe i dekreton se ka 50%te votave,me kujtohet the thenia se kjo ishte loje .

        Përgjigjjuni
        1. A
          Aron

          Po te kishte aftesi Collaku nuk merrej akoma me Saliun, edhe kaq vetem se e flaku vete Sala.

          Përgjigjjuni
          1. p
            pjeter

            Çolloku keshilltar??!! Ky soj e ndriti me Saliun e Lulin e paska keshilluar edhe Osmanin, e ne fakt, u pa se çfare keshillash i kishin dhene kur shpalli zgjedhje te jashte zakoneshme!!

            Përgjigjjuni
            1. A
              Artan

              Prandaj Osmani eshte ajo qe eshte, se ka kete koqen e PD-se keshilltar?

              Përgjigjjuni
              1. d
                daja

                mirë e ka reshit çollaku

                Përgjigjjuni
                1. U
                  USA citizen

                  Keto keshilltare qe ua con Rama udheheqesve politike te Kosoves thjeshte qe ti percaje dhe ti mbaje ata te percare, Jane pergjegjes para historise e shqiptarise!!!!

                  Përgjigjjuni
                  1. K
                    Kan

                    Hahaha, Rama i ka cue, bukur e the por ka ulcer duodenale, po collaku te Rama cka don, por ke ngattrue portat. Ska gje mjafton qe the do ti ndeshkoj historia tradhtaret si xhafer deva me 4 shkurtin

                    Përgjigjjuni
                  2. i
                    ish VV e kompromituar

                    Nga ky dhe tjerët shihet e kuptohet se kush janë në pushtet. I mjerë, analfabet, lëpirës e shpirtshitur dhe nga bllokut i hajvanatit Guxo VV, Vetëm këta dinë të flasin pa kokë dhe pa dinjitet dhe kundër kombëtar e e shtetëror. Turp

                    Përgjigjjuni
                    1. F
                      Fatosi-kosove

                      Sinqerisht me vjen turp kur shof se kush erdhi nga shqiperia te keshillon presidenten kosova ka patur nevojr e tash edhe me shum per njerez qe e duan kombin e jo per karrierist si ky qollaku i cili pasi deshtoj me bashen dhe berisha e hudhi ne shporte mbeturinash kinse erdhi ta shpeton kosoven por qe ne fakt erdhi per nje page te majme dhe tua mbushe mendjen atyre qe shpresonin ne koalicionin e turpit vv

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje