Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i ka dërguar një letër falënderimi ish-Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e përfundimit të mandatit të saj.
Lajmi u bë publik nga vetë Osmani përmes një postimi, ku ajo theksoi rëndësinë e marrëdhënieve të forta mes Kosovës dhe SHBA-ve. Në reagimin e saj, ajo u shpreh se lidhja mes dy vendeve do të mbetet e palëkundur, duke falënderuar Trump për vlerësimin dhe letrën e dërguar.
“Falënderoj Presidentin Trump për letrën e dërguar në përfundim të mandatit tim, si dhe për vlerësimin që i ka bërë punës sonë. Mirëpresim vazhdimin e bashkëpunimit në vitet në vijim”, ka shkruar Osmani.
Në letrën e dërguar nga Shtëpia e Bardhë, Trump vlerëson lidershipin e saj, duke e cilësuar si të guximshëm dhe të përkushtuar ndaj qytetarëve të Kosovës. Ai thekson bashkëpunimin e ngushtë gjatë mandatit dhe rolin e Kosovës në nismat për paqe dhe stabilitet.
Presidenti amerikan nënvizon se Kosova ka qenë një partnere e besueshme e SHBA-ve, ndërsa shpreh bindjen se trashëgimia politike e Osmanit do të ndikojë në të ardhmen e vendit, rajonit të Ballkanit dhe më gjerë në Evropë.
Në përfundim, Trump shpreh gatishmërinë për vijimin e bashkëpunimit mes dy vendeve edhe në vitet e ardhshme.
Ish presidentja,rospija e Trampit.
gabim. trapi nuk ju afrohet atyre që janë në moshë madhore!
vjosëëëë,nuk e ka shkruar mistrishtja!!ai nuk është në gjëndje të shkruajë 10 fjalë që lidhen me njëra tjetrën dhe që kanë një mendim!!megjithëse ti nuk ke nevojë për tu zgjedhur!!po tregove se të mbështet mistrishtja ose ndonjë prej të tijëve!?e ke të humbur zgjedhjen!!
Vjosa, ben mire ti lutesh Trumpit ne tel qe te mos kundershtoje bashkimin e Kosove tek Shqiperia. Kjo do mund ti jape z.Trump cmimine vertete te paqes, dhe ne dardaneve mundesine te behemi njerrez nga zombi te kafshes Kurti!