Kosova e shpall Gardën Revolucionare të Iranit "organizatë terroriste"

20 Prill 2026, 15:56Rajoni TEMA
Kosova e shpall Gardën Revolucionare të Iranit "organizatë

Qeveria e Kosovës e ka shpallur sot, 20 prill, si organizatë terroriste Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC), gjatë një mbledhjeje në Prishtinë.

Kryeministri Albin Kurti tha gjatë një mbledhjeje të kabinetit të tij se “përmes këtij vendimi, Kosova e forcon qëndrimin e saj në mbrojtjen e sigurisë ndërkombëtare, vlerave demokratike dhe të drejtave të njeriut”.

“Ky është rreshtim i qartë i Kosovës përkrah aleatëve të vet strategjikë në luftën e përbashkët kundër terrorizmit”, theksoi Kurti.

Ai e përshkroi IRGC-në si “strukturë që e përdor terrorizmin dhe dhunën e organizuar si instrument të politikës së jashtme, duke kontribuuar në destabilizimin rajonal dhe global”.

Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit është krahu ideologjik i ushtrisë së Teheranit dhe u krijua pas revolucionit të vitit 1979 për ta mbrojtur udhëheqjen klerikale.

Garda kontrollon ose zotëron kompani në gjithë ekonominë iraniane, përfshirë sektorë strategjikë kryesorë. Disa vende tashmë e kanë shpallur organizatë terroriste IRGC-në, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Rishtazi, Bashkimi Europian e shpalli atë si terroriste pasi Teherani i shtypi në mënyrë brutale protestat antiqeveritare në fillim të këtij viti.

Organizatat për të drejtat e njeriut kanë thënë se mbi 6 mijë njerëz u vranë gjatë protestave në Iran.

Sipas tyre, protestuesit u vranë nga forcat e sigurisë, përfshirë Gardën Revolucionare, të cilat qëlluan drejtpërdrejt mbi protestues.

Irani, me një popullsi prej mbi 91 milionë banorësh, nuk e njeh Kosovën si shtet dhe nuk ka marrëdhënie diplomatike zyrtare me vendin.

Futja e një grupi apo organizate në listën e zezë nënkupton zakonisht ngrirje asetesh së saj në atë vend dhe regjim vizash për udhëheqësit dhe zyrtarët e saj.

6 Komente

  1. p
    pordhe me Turkish rigon.......

    Muftia Krasniqi: cer boni mor te pabese, birazeret tane Iranians te gardes jane luftetare te popullit vlla Iranian.... allah uakbar!

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shan muti kaken...

      Po banda dardane antishqiptare e Kurtit, Gervalles, Albulenes, Kusarit, etj. cfare eshte? Keta bij te Serbise cfare damke meritojne?

      Përgjigjjuni
      1. d
        dyshuesi

        Kot ngatërrohet Kosova me kët punë. Kjo është një lojë shumë e madhe , përtej fuqis së Kosovës dhe Shqipërisë bashkë.

        Përgjigjjuni
        1. v
          vlora.vlora

          Ha ha ha shteti" kosoves "me rezoluten 1244 qe as shtet nuk eshte ,shpall Iranin 500 vjecar shtet terrorist ? Dmth kosova nqs sulmohet nga serbia ,kosova do te quhet shtet terrorist ? sepse ne rastin konkret usa-israel po sulmojne iranin ,,bythqira kosovare ,juve s ju beri njerez Titua do ju beje Evropa .Nuk shikoni hallet tuaja po mereni me hallet e botes

          Përgjigjjuni
          1. a
            anti25642654censurë

            ske faj ti o islamist leshit,që na prezantohesh me vlora!!shko mor bqir muti!!

            Përgjigjjuni
          2. a
            aferim !

            tani ma hengren iranianet. Te gjejme vrime e te futen

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje