Pa marrëveshje për presidentin, Kurti pas takimit me Abdixhikun: LDK refuzoi bashkëqeverisjen

20 Prill 2026, 15:05Rajoni TEMA
Pa marrëveshje për presidentin, Kurti pas takimit me Abdixhikun: LDK

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njoftoi se takimi me kreun e LDK-së, Lumir Abdixhiku, përfundoi pa marrëveshje lidhur me kandidaturën për presidentin.

Kurti tha se kishte ofruar disa opsione bashkëpunimi, përfshirë bashkëqeverisjen, postin e zëvendëskryeministrit dhe disa ministri për LDK-në, si dhe drejtimin e Kuvendit, por asnjë prej tyre nuk u pranua.

“Sapo përfundova takimin me Abdixhikun, të cilin e falënderoj! Mirëpo, më duhet të konstatoj se bisedimet ishin të pasuksesshme, për shkak se asnjëra nga ofertat nuk u pranua nga ai. Fillimisht ne ofruam që LDK të jetë në bashkëqeverisje me ne, ta ketë zv.kryeministër, Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe tri ministri të tjera. Kam preferuar që zëvendës i imi të bëhet Abdixhiku dhe të fillojmë kapitull të ri të bashkëpunimi. Ia ofrova edhe kryetarin dhe nënkryetarin e Kuvendit. Por përveç kësaj, LDK do ta kryesonte edhe legjislativin, ndërkohë që për Glaukun nuk kërkuan votë, por vetëm votim “pro, kundër, ose abstenim”. As kjo nuk u pranua, ishte një mundësi”, u shpreh Kurti.

Ai theksoi se nuk ka më oferta të reja për të bërë, ndërsa paralajmëroi se nëse nuk arrihet zgjidhje në ditët në vijim, vendi mund të shkojë drejt zgjedhjeve të reja.

"Tani nuk kemi se çfarë ofertash tjera të bëjmë, as u kërkua diçka tjetër prej nesh. Ju e dëgjuat deklarimin e Konjufcës, i cili ka thënë se unë tërhiqem nëse ka kandidat konsensual. Ne nuk e kemi pasur me patjetër atë. Vetëvendosja ka mazhorancë me 66 deputetë, jemi të vetmit që kemi sjellë emra. E kemi pasur emrin e Andin Hotit. Në takimet që kam pasur edhe me Hamzën dhe Abdixhikun, vetëm unë kam folur me emra të përveçëm. Ata nuk po flasin me emra të përveçëm.  Nëse nuk ndodh diçka ditëve të mbetura, më mbetet të konstatoj që ka më shumë interesim për zgjedhje të reja sesa prezantohen në publik. VV-së i intereson të ketë mbarëvajtje të punëve, ju e dini që ngelem kryeministër në detyrë, por vendi mbetet pa parlament”, deklaroi Kurti.

6 Komente

  1. Hakiu

    Armiqet e Kosoves,nuk e duan pushtetin e Albinit,duan politikan te tipit thaqi,ramushi,abdigjiku,ti manipulojn dhe te jene servil.Politikanet e opozites ne Kosove,gjithe jan miljoner,jo nga bizneset e sukseseshme por nga zhvatja e buxheteve te shtetit.Interesant kete loje anti Kosove e luan edhe qeveria shqiptare,e cila ne vend te jete ndihmuse,progresive ne zhvillim dhe ecje para,ajo ben çmos ta bllokoj,te deshtoj ne gjitha fushat,me qellim per ta ndar Kosoven mes Shqipnis dhe serbis,loje e flliqt dhe pa kaqik e qeveris shqiptare.Ne loje anti Kosove,kan futur udheheqsit debil e te shitur-bler te opozites ne Kosove,zoti e ruajt dhe shpetovfte Kosoven...

    Përgjigjjuni
    1. F
      Fatosi-kosove

      Ou çfar poshtersie shkarravit hakiu dhe ska turp,Thaqi e Ramushi qe luftuan kunder serbise dhe çliruan kosoven e shpallen shtet te pavarur çenkan servil kurse allbin kurrci me udbashet si pupovci,skellzen gasi,faruk mujka,magjupi dimal basha e shum udbash tjer sipas teje çenkan patriot dhe jo servil! Po a je ne vete o i mjer apo tashme qe jeni grumbulluar te gjithe udbashet e shpiunat e serbise ne qenefin vetvendosje keni marre zemer dhe skeni turp as frike,flisni me te njejten urrejtje ndaj atyre qe urren serbia, zoti e ka rujt kosoven o i mjer po e keni kapur ju o pjella serbosllave.

      Përgjigjjuni
      1. Hakiu

        Per Fatosin-Kosove,ne Shqipni thone sa gjynah,po ti vertet je per keqardhje.Komento temen,gjithmon jep komente ne komentet e mia,mos u mer me mua,fol me argumente edhe pse kurr ti nuk i ke,sharjen e ki burim te vetum te dijes,inatqor,i pa perspektiv per te ardhmen,i nenshtruar dhe pa dinjetet ,me vetdije apo pa to je duke e luftu shtetin tende,mashtrus i llojit,injorant dhe arrogant,te duket vetja patriot vetum se e perkrah PDK-ne,mjerim mjerim mjerim,une nuk munde te ndihmoj,ndihmoje ti veten se pari dil para pasqyres dhe beji nje sharje dhe pshtyje veten,...

        Përgjigjjuni
        1. F
          Fatosi-kosove

          Zotni Hakiu kurre aske ne jete nuk e kam sha dhe nuk mundohem te behem patriot sepse i tille kam lindur i nderuar,jam djal i te burgosurit politik qe ne vitin 68,jam burgosur e sakatuar shum her nga serbia dhe udbashet e saj qe sot jeni ne vetvendosje, une çdo her kam folur me argumente per dallim nga ti qe flet me gryke fyti per tju dukur kurrcit se je dikushi por ama minister ste ban kurre ndoshta ta gjuan ndoj asht,çka don ti argument me te madh se me te thane se Thaqi e Ramushi kan luftuar kunder serbise per dallim nga ju dhe ti qe edhe sot jeni krah serbise e kunder kosoves,kunder shqiperise,kunder amerikes,kunder europes dhe ti fliske me fakte e une jo,a je ne vete o i nderuar apo vertet jeni te qmendur per serbine, ti thuash udbashit serbofil nuk eshte sharje por emrim qe i keni dhane vetes, tu thuash udbasheve patriot kurse atyre qe kan dhane edhe pjese te trupit per kosoven servil e tradhetar vertet duhet te jeshe nje serbofil i ndyre siq e deshmon dhe çuditem si ste vjen turp te shkruash dhe si ke ftyre tu del femijeve tu para kurse une pasqyre dhe moral kam edukaten familjare dhe atdhetdashurine te cilen nuk e peshtyj kurre por e kam mbrojtur dhe do ta mbroje edhe me jete dhe ne fund zotrrote jam shum i lumtur qe skam qene kurre udbash dhe me shule qe sjam ne vetvendosje sepse ate e keni kaour ju pjella serbofile per ti realizuar qellimet e serbise kuptohet,kshtu ka vepruar serbia nder shekuj,ateher me baballaret tuj e sot me juve serbofil te verber.

          Përgjigjjuni
          1. Hakiu

            Per keqardhje je,skam çka shtoj tjeter...

            Përgjigjjuni
      2. L
        Levizje populiste e cmendun kjo LVV

        Keshtu ne zgjedhje permanente do ta shtyje Kurti derisa te pensionohet! Pika ne mendere dardaneve te LVV, hani flija e kos me speca qe ju mban debila perjete. Kur te zgjoheni ju, kishtin e mesit te Vuciqit do ta keni brenda!

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje