
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani akuzoi të enjten Serbinë për përpjekje të aneksimit të veriut të Kosovës në një plan “të stilit të Krimesë”, siç veproi presidenti rus Vladimir Putin në vitin 2014, ndërsa presidenti serb Aleksandër Vuçiç, tha se Serbia nuk kishte asnjë synim për të sulmuar këdo qoftë në rajon.P
Përgjatë punimeve të Komunitetit Politik Evropian në Granada të Spanjës. Presidentja Osmani tha se: “Edhe gati 25 vjet pas luftës (në Kosovë), e njëjta mendësi ekziston në Serbi, e cila është të rrëmbejë territore të të tjerëve”, theksoi ajo, duke bërë thirrje për garanci sigurie si dhe sanksione ndaj Serbisë pas “aktit të saj të agresionit”.
“Të gjithë duhet të punojmë së bashku për të përmbajtur, sanksionuar dhe për të penguar Serbinë që të kryej agresionin e ardhshëm kundër Kosovës, si dhe ndaj vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor”, tha presidentja Osmani.
Serbia ka mohuar akuzat e Kosovës se ka trajnuar dhe mbështetur grupin që kreu sulmin e 24 shtatorit. Presidenti serb Aleksandar Vuçiç, mohoi sërish të enjten pohimet se Serbia ka grumbulluar forca shtesë të ushtrisë në kufirin me Kosovën, ndërsa konfirmoi se ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill dhe ai i Bashkimit Evropian Emanuele Giaufret, u takuan të enjten në jug të Serbisë me ministrin e Mbrojtjes së Serbisë, Milosh Vuçeviç dhe shefin e Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë serbe, Milan Mojsiloviç për të parë nga afër situatën në kufirin ndërmjet të dyja vendeve.
“Ne jemi vendi që do të ruajmë paqen dhe qetësinë dhe unë jam i sigurt për këtë”, tha presidenti serb në Granada.
Përgjatë takimit të Komunitetit Politik Evropian, nuk pati ndonjë takim ndërmjet udhëheqësve të të dyja vendeve.
“Unë as nuk kam biseduar me Prishtinën, ata as nuk duan të flasim”, u tha gazetarëve presidenti serb Vuçiç.
Presidentja Osmani tha më herët gjatë ditës se nuk është e gatshme për takim me presidentin serb, pa u sanksionuar fillimisht Serbia për sulmin e 24 shtatorit ndaj policisë së Kosovës.
Në mbrëmje ajo tha se tashmë ka një situatë të re dhe dialogu i lehtësuar nga Bashkimi Evropian për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, nuk është më “një punë e zakonshme”.
“Thjesht nuk mund të vazhdojmë të flasim vetëm për çështjet teknike apo planet e renditjes së zbatimit të marrëveshjes, kur neni një i propozimit gjermano-francez që u bë propozim i Bashkimit Evropian u shkel rëndë nga Serbia”, tha ajo.
Tamam si presidente ke folur zonja Osmani e jo si presidentet e mefshte te shqiperise qe perseritin po te njejtat fraza vit e mbas viti, pavaresisht situates
Presidentja e Republikes se Kosoves,ne Spanje,shkelqeu si Ylli Polar.Atje ku duheshte te thuhet dhe te ruhet nderi i nje kombi te tere e beri Presidentja ,ku nje shtet fashistoid ,me mendime mesjatare ,egziston fatkeqesisht si nje kancer i madh ne zemren e ballkanit,ju cjorr maska ashtu sic eshte ne te vertete.Nuk ka qen befasi per te gjithe te pranishmit,sepse shqetesimi i cili u ndigjua edhe nga vet Presidentja,ishte nje veprim normal se ujku dhe qingji ,kurr nuk munden te komunikojne,keshtu si e ka treguar me se miri edhe sulmi per aneksimin eVeriut te Republikes te Kosoves.Bota e di e kupton ,se ky putin i dyte,i ushtroj i armatosi dhe i dergoi atje per te bere kasaphane .Kush mendon ndryshe ndaj keti qellimi te rrezikshem pos disa zerave te semura mike aleate me kulcedren ruso serbe,se mbare njerezimi e kupton dredhine metodat e vjetra te armikut shekullor jo vetem te popullit shqiptar,por te mbare europes.Vucici,viktimave u dha plumba,arme me nitroglicerine,kunder kujt duheshte ti perdori banda me keto viktima?kupton ky perbindesh se nuk ishin lule ,nuk ishin karamele por plumba ,bomba per te vrare shiptaret.Por,heroi i kombit Afrim Bunjaku,u doli perballe si nje dragua dhe policia e RK si nje shqiponje qe eshte vigjilente e trojeve tona,i priti sic duhet.Bota duhet ta kuptoj se akoma duhet te vriten shqiptaret,akoma te mbesin femit jetime,dhe toka jone e shenjte te aneksohet njelloj si Krimea?joooo.Ne Stamboll te Turqise ndodhen dy terroriste pa adres te pa identifikuar,por Turqia ngriti aeroplanet luftarak dhe bombardoj disa vendbanime ,kjo duheshte ti ndodhi edhe cerdhes te neperrkave.Ndergjegjesohu bote zuzare,vleresoe vendosshmerine e nje kombi se eshte ne gjendje gatishmerie (me ndihmen e akeateve) besnik per te mbrojtur lirine pavaresine e Republikes te Kosoves.popullin tone e prin nje gjenerate e re per kombin..Me keto ne marshojme drejt fitoreve.
Keshtu vazhdoni,mos ulni koken para nje Servi.Mushka keshtu i do drute.Shesin pordhe Servet,por jane Spurdhjaker.Te gjithe Luftrat qe bene i kane humbur.