Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se vendimi i Këshillit të Bashkimit Evropian për t’ua hequr vizat qytetarëve të Kosovës që posedojnë pasaporta ilegale serbe, “ndikon negativisht në shtrirjen e sundimit të ligjit në të gjithë Kosovën”.
Ky vendim, sipas saj, atakon edhe përpjekjet për integrimin e komunitetit serb në Kosovë.
Osmani tha se i bëri këto komente në një takim të martën me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Jeffrey Hovenier.
Sipas njoftimit, në takim u diskutua edhe për tema të tjera, përfshirë: pjesëmarrjen e presidentes në aktivitetet në kuadër të Samitit të NATO-s dhe një sërë nismash ligjore që po trajtohen nga institucionet e Kosovës.
Këshilli i BE-së merr vendim për t’ua hequr vizat serbëve të Kosovës
Më 22 korrik, ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian morën vendimin për t’ua hequr regjimin e vizave qytetarëve të Kosovës që posedojnë pasaporta serbe, të lëshuara nga Drejtoria Koordinuese e Serbisë.
Vendimi pritet të hyjë në fuqi ditën e 20-të pas botimit në Gazetën Zyrtare të BE-së.
Serbët e Kosovës, që posedojnë pasaporta të lëshuara nga Drejtoria Koordinuese e Serbisë, janë aktualisht të vetmit qytetarë të Ballkanit Perëndimor që u duhen viza për të udhëtuar në zonën e lëvizjes së lirë, Schengen.
Kosova nuk i njeh pasaportat e këtij mekanizmi që funksionon në kuadër të Ministrisë së Brendshme serbe në Beograd, dhe mbajtësit e tyre nuk mund të fluturojnë me to nga Aeroporti i Prishtinës.
Vendimin e BE-së e kritikoi edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke e cilësuar si “të padrejtë dhe të dëmshëm”.
Autoritetet në Kosovë i inkurajojnë qytetarët serbë që të pajisen me pasaporta të Kosovës.
Qytetarët me pasaporta biometrike të Kosovës gëzojnë liberalizimin e vizave nga 1 janari i këtij viti./REL
Keto akuza per Evropen ne thelb tregojne injorance te Vjoses dhe Albinit. Kjo qe po ndodh nuk i konvenon Kosoves, por nuk eshte nje veprimtari ilegale sic deklaron Vjosa. Pasaportat e leshuara nga Serbia nuk mund te jene ilegale, sepse ato jane te legalizuara dhe te dhena sipas procedurave te Serbise. Kosova nuk mund te ndaloje qytetaret e saj te kene vec pasaportes se Kosoves edhe pasaporta te vendeve te tjera...Per me teper eshte pak si e "teperuar" qe Evropa akuzohet se mbeshtet veprimtarine ilegale ne Kosove. Vjosa dhe Albini duhet te zgjedhin fjalet ne kete mish-mash dhe jo ti kundervihen Evropes. Kur nuk jane te zote te kuptojne boten perreth, duhet te mesojne dhe jo te japin ment... Aq me teper mos te hiqen patriot ne kurris te individeve, qofshin keta edhe me kombesi serbe....
“Indiferent” Ti vertet koke indiferente paske, por kur edhe komento per gjerat qe nuk i di tregohesh grekoshkja e antishqiptar i pist. Ketu nuk po behet fjale per dy shtetesi, por per pasaportat qe leshohen nga organet paralele te shkjaut, ata pasaporta leeshohen nga institucionet paralele te shshkjaut ne Kosove e qe tani ndodhen ne Servi. Keta institucione paralele te cetnikve leshojne pasaporta te Kosoves nga institucionet qe ata i quajne te kordinuara. Koke palare, komentues i qelbur. Me mire merru me greqizmin atje ne Shqiperi dhe heqni Janullen e ndertoni Ushtrine. Kete beni. Se Kosova dikur ishte mire kur ti nuk e dinje se ku i binete.
Ti Indiferenti na hiqesh si i "mencur" dhe nuk kupton se Kurti dhe Vjosa i dine mire keto pune, por ashtu i "do gamori drute". Vjosa dhe vecanerisht Albini e di shume mire qe pasaportat e leshuara nga Serbia nuk jane ilegale sepse edhe Albini ka vec pasaportes se Kosoves edhe pasaporte nga Norvegjia. I vetmi ndryshim midis Albinit dhe serbeve te Kosoves me pasaport serbe eshte se Albini e perdor Kosoven si lope per ta mjele, ndersa serbet e Kosoves e duan Serbine si vendin e tyre.
Tu mesosh kosovareve te drejtojne shtet eshte sikur ti mesosh gomereve te drejtojne rakete.
Je i madh fare ,i ke rene pikes