Pas vizitës në Kosovë, Lajçak paralajmëron vizitë në Serbi

9 Shtator 2024, 12:50Rajoni TEMA
Pas vizitës në Kosovë, Lajçak paralajmëron

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, pas vizitë së tij zyrtare në Kosovë ku është takuar me zëvendëskryministrin e Kosovës, Besnik Bislimi, këtë javë ka njoftuar se do të shkojë për vizitë zyrtare në Serbi.

Lajmin e ka bërë të ditur Lajçaku përmes një shkrimi në rrjetin social ‘Facebook’, teksa ka njoftuar për çështjet që ka diskutuar me Bislimin.

“Me zëvendëskryeministrin e parë Besnik Bislimi, diskutova për zhvillimet e fundit gjatë verës, agjendën e takimit të ardhshëm të kryenegociatorëve dhe qasjet se si të trajtohen disa nga çështjet aktuale, si dhe hapat e ardhshëm drejt zbatimit të Marrëveshjes për rrugën drejt Normalizimit.

Më pas do të shkoj në Serbi në përgatitje të takimit të radhës në kuadër të Dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.

Pas rreth dy orë diskutimesh i deleguari i Bashkimi Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, deklaroi se vizita e tij në Kosovë dhe takimi me zëvendëskryeministrin e parë të Kosovës, Besnik Bislimi, kishe për qëllim “përgatitjen e një takimi të nivelit të kryenegociatorëve, i cili do të mbahet në ditët e ardhshme”.

“Ne diskutuam në detaje agjendën e këtij takimi dhe çështjet të cilat duhen diskutuar”, tha ai në një konferencë të shkurtër për media, të premten.

Edhe hapja e urës kryesore mbi lumin Ibër për qarkullimin e automjeteve, sipas diplomatit sllovak, ka qenë njëra ndër çështjet e diskutuara me Bislimin.

Ndër çështjet kryesore të diskutuara, të premten, sipas Lajçak ka qenë se si mund të zhbllokohet ngërçi në raport me mosimplementimin e Marrëveshjes së Brukselit/Ohrit.

Gjatë vizitës së tij, emisari i BE-së është takuar edhe me ambasadorin e ri të BE-së në Kosovë, Aivo Orav.

1 Komente

  1. T
    Te lutna Lajcak na len rehat, mire i kina krejt pu

    Po cfare mund te zgjidhesh more zoteri Lajcak me Bislimin, qe asht pioner i liderit historik komik, stugit Kurti? Drejtuesit e shtetit tone sovran te Kosoves jane per te qare e per te qeshur, jane te paditur qe mendojne literally se Prishtina eshte qendra e gravitetit te vendeve perendimore. Lere detyren tande per mundesimin e dialogut, sepse vertet nuk kena nevoje per dialog na ne Prishtine, sepse jena ne te drejten e tone, jena sovrane ne vendin e tone, nuk ngacmojme askend vec vetes tone, sovranitetin na e garanton Kfori, dhe hame, pime dhe falemi per qef ton pa kriju problem askujt.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje