Perëndimi po humbet Ballkanin duke u marrë gjithë kohës me Serbinë

7 Shtator 2024, 20:20Rajoni TEMA
Perëndimi po humbet Ballkanin duke u marrë gjithë kohës me

"Ekziston një shprehje në SHBA, që ne shpenzojmë më shumë kohë për armiqtë sesa për miqtë. Vuçiç nuk është armik, por ne shpenzojmë më shumë kohë duke u marrë me marrëdhëniet me të, sesa duke promovuar vlerat demokratike, institucionet dhe reformatorët në pjesën tjetër të Ballkanit Perëndimor"

Kështu është shprehur ndër të tjera në një intervistë për Radio Evropa e Lirë, ish-ambasadori i SHBA në NATO, Kurt Volker. Duke folur për sjelljen e Perëndimit ndaj Serbisë me idenë e mbajtjes së saj larg Rusisë, Volker thekson se kjo politikë po e çon në pikë të vdekur perëndimin që nuk po kupton se i vetmi që po shet këtu është presidenti serb:

"Nëse Franca mund të shesë aeroplanë, ajo do ta bëjë këtë. Prandaj, nuk është politikisht e rëndësishme për Francën. Ajo e sheh nga pikëpamja e biznesit. Asaj i pëlqen ideja që njerëzit të blejnë avionë Rafale. Pra, është thjesht biznes.

Nga ana serbe, ka disa gjëra në lojë. Mendoj se Vuçiç, në thelb, po përpiqet ta shndërrojë Serbinë - le të themi - në një Rusi në Ballkan. Kështu, ta bëjë një komb dominues në mesin e të tjerëve në Ballkanin Perëndimor, që luan me kartën e minoritetit serb në vende të tjera, duke u mbështetur në masë të madhe te Rusia, burimet e saj energjetike, Kisha Ortodokse Ruse..."

I pyetur mbi qëndrimin amerikan, Volker shton se është e njëjta muzikë:

"Kjo është ajo që SHBA-ja thotë se është politikë e saj. Kjo është ajo që Franca thotë se është politikë e saj - ne duhet ta ndajmë Serbinë nga Rusia. Por, ta arrish këtë duke forcuar personin që ruan marrëdhëniet midis Rusisë dhe Serbisë, duket se nuk ka shumë kuptim.

Nën Vuçiçin, kemi parë forcimin e nacionalizmit serb, përpjekje për të minuar Malin e Zi, për të mbështetur Millorad Dodikun, për të minuar Bosnje e Hercegovinën dhe për të ndryshuar Qeverinë në Maqedoninë e Veriut, e cila është më pak proevropiane. Të gjitha këto janë gjëra, në të cilat Vuçiç luan një rol të madh në prapaskenë…

Perëndimi merret më shumë me Vuçiçin sesa me promovimin e demokracisë në pjesën tjetër të Ballkanit… Duket se po angazhohemi më shumë rreth Vuçiçit, ndërkohë që po humbasim nga pak Bosnje e Hercegovinën, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut. Bullgaria është në një gjendje të tmerrshme".

2 Komente

  1. E
    Edhe Trump dashuri me Serbine e Rusine kishte

    Drejt e thua ambasador Volker. Por kur te mendesh, jepi ndonje keshille per demokracine edhe Amerikes tone te dashur. Nuk duket okay qe gati gjysma a amerikaneve duan nje plak te denuar tashme per President. Te pakten ky idioti yne i UDB nuk eshte denuar akoma, eshte vetem i arrestuar, por ne me siguri nuk do ta zgjedhim Kryeminister.

    Përgjigjjuni
    1. U
      Une

      Ti komentues gabon per Trampin. Fatkeqesia per Evropen eshte vete Evropa dhe historia e saj ku kombet me te fuqishme historikisht kane shtypur kombet me te vogla…edhe sot Evropa vazhdon me politiken e saj te vjeter dhe ne vend te kene aleate Ameriken e dredhin me Putinin apo Xing xungun e Kines. A te kujtohet ty komentues koha kur Trampi i tha Merkelit se “ ti nuk paguan 2 perqindeshin per NATO dhe nga ana tjeter rusit i jep miljarda nepermjet blerjes se gazit, kur ate mund ta marresh nga Amerika me cmim me te lire? Pra nuk eshte Amerika dhe Trampi por mentaliteti evropian i frikes nga Rusi qe e ben Putinin te beje pordhe rreth e rrotull…

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje