
VMRO – DPMNE, partia kryesore opozitare në Maqedoninë e Veriut, bën përgjegjëse qeverinë e Dimitar Kovaçevskit për dështimin e çeljes së negociatave me BE-në. Opozita kërkoi dorëheqjen e qeverisë pasi sipas saj u negociua plani francez duke anashkaluar Kuvendin.
“Maqedonia dhe Bullgari sot fatkeqësisht po i përjetojnë raportet më të pakëndshme dhe më të tensionuara nga viti 1948 e këtej. Manipulimet e pushtetit vazhdojnë edhe sot e kësaj dite dhe vlerësojë se duhet t’i vihet fundi manipulimeve, ndërsa më e moralshme do të ishte nëse fundi i atyre manipulimeve i vihet me dorëheqjen e Kovaçevskit, Mariçiqit dhe Bujar Osmanit”.
Në krahun tjetër partia në pushtet LSDM thotë se pretendimet e opozitës nuk qëndrojnë pasi asnjë vijë e kuqe e vendosur nga parlamenti nuk u negociua në bisedimet me Bullgarinë.
“Qeveria e udhëhequr nga LSDM është e përkushtuar në mbrojtjen e interesave shtetërore dhe kombëtare. Në zgjidhjen e çështjeve me Bullgarinë, qeveria, institucionet nuk devijojnë nga vijat e kuqe të përcaktuara me Rezolutën e miratuar në Kuvend nga deputetët e të gjitha partive politike”.
Plani francez për heqjen e vetos bullgare u duk se çliroi situatën mes dy vendeve, por edhe pas votimit të Parlamentit në Sofje kanë vijuar debatet politike në Shkup.
Ja dhe ne Maqedoni filluan manipulimet dhe gjeten sebepin ti kerkojne qeverise doreheqjen. Te njejta fytyra kemi ketu ne Shqiperi.Nje kallep ne prerje por negociatat do hapen dhe lukunia e qenerve do zhduken si te dhjere kudo qofshin.