Ironia e Vuçiç: Njohja nga Kosova është shumë e rëndësishme

25 Qershor 2022, 12:59Rajoni TEMA

Ironia e Vuçiç: Njohja nga Kosova është shumë e

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka ironizuar deklaratën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti i cili në një bashkëbisedim me gazetarin iraniano-amerikan të Washington Post, Jaron Rezaian ka thënë se Kosova nuk mund ta njohë Serbinë, e cila nuk e njeh Kosovën.

“Njohja nga Kosova për neve është shumë e rëndësishme, sepse Serbia nuk njihet ndërkombëtarisht. Ai do ta njohë Serbinë, po të mos ishte qesharake do të ishte e trishtueshme”, ka thënë Vuçiç.

Sipas Vuçiç, Albin Kurti, nuk mundet assesi ta ndryshojë kornizën e bisedimeve në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, pasi ky i fundit gjithmonë po insiston në njohjen reciproke.


Për Vuçiç, samiti ndërmjet shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian, nuk ishte aspak i lehtë, pasi sipas tij, në Bruksel krerë e unionit kanë kërkuar harmonizimin e politikave të Serbisë me masat kufizuese të BE-së kundrejt Rusisë.

“Serbia nuk duhet të shkojnë në një ekstrem tjetër, ne po vazhdojmë rrugën tonë evropiane”.

Në një intervistë të Albin Kurti, për gazetarin e Washington Post, Jason Rezaian, dhënë sa ishte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por e publikuar vetëm tash rishtazi, kryeministri i Kosovës ka deklaruar se aleanca SHBA-Kosovë duhet të forcohet patjetër dhe kjo, jo vetëm për nevojën e Kosovës.

Siç e ka artikuluar Kurti në bisedë me Rezaian, qëllimi i Rusisë në destabilizimin e Kosovës, nuk ka të bëjë vetëm me sulm direkt ndaj shtetit të ri, por edhe me shpërfaqjen e një dështimi të intervenimit të NATO-s dhe investimit amerikan.

Kryeministri i Kosovës ka folur edhe për dialogun me Serbinë në kontekstin e çështjeve të sigurisë.

“S’mund ta njoh një Serbi që s’më njeh mua. Prandaj është e nevojshme një njohje e dyanshme, dhe ne jemi gati të përfshihemi në këtë lloj dialogu”.

4 Komente

  1. F
    Free mind

    Atehere i dashur Vucic, lere Serbine ne kafazin zoologjik te NATOs ne Ballkan edhe dil vetem kur te te japin leje per tu ngushelluar me Albinin neper korridoret e Europes.

    Përgjigjjuni
    1. V
      Visi

      Dhelpra serbe tallet me gomarin shqiptar.

      Përgjigjjuni
      1. d
        dinjiteti

        Ju duket gomar kurti...jo o njerez jo...nuk e kuptoni se don ta nxjerri nga vetja VUCICIN,,,DHE PO IA ARRIN...SA TE TRASHE QE JENI...

        Përgjigjjuni
        1. P
          Pollogasi

          E kuptoj cinizmin tënd, or shkau Vucic. Mirë e ke. Mirëpo, kur Dardania të detyron të përmjerren targat e makinave të Shkinisë, cke që të kap HISTWERIA e cjerresh si cjap ?

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje