Albin Kurti për Washington Post: Mbrojtja e Kosovës nga Rusia është e rëndësishme për vetë Amerikën

24 Qershor 2022, 22:25Rajoni TEMA
Albin Kurti për Washington Post: Mbrojtja e Kosovës nga Rusia

 

Në një intervistë të Albin Kurti, për gazetarin e Washington Post, Jason Rezaian, dhënë sa ishte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por e publikuar vetëm tash rishtazi, kryeministri i Kosovës ka deklaruar se aleanca SHBA-Kosovë duhet të forcohet patjetër dhe kjo, jo vetëm për nevojën e Kosovës.

Siç e ka artikuluar Kurti në bisedë me Rezaian, qëllimi i Rusisë në destabilizimin e Kosovës, nuk ka të bëjë vetëm me sulm direkt ndaj shtetit të ri, por edhe me shpërfaqjen e një dështimi të intervenimit të NATO-s dhe investimit amerikan.

“Putini dëshiron ta kthejë Kosovën në një vend të dështuar. Pasi Putin konsideron se intervenimet në Afganistan dhe Irak kanë dështuar, vetëm Kosova ka mbetur si rast suksesi. Ai dëshiron ta konsiderojë Kosovën si një sukses të përkohshëm. Prandaj, mbrojtja e Kosovës është shumë e rëndësishme”, deklaron Kurti për Washtington Post, përcjell Albanian Post.

Në zgjerim të tezës së tij për qëllimet finale të Rusisë, Kurti i shpjegon Rezaian-it se “janë dy pole në botë: ShBA-të dhe Rusia”.

Prandaj, “sulmi i Putinit në Ukrainë është tentim për t’u ulur me Biden për një lloj konference Jalta 2. Këtë përshtypje kam. Le ta ndajmë botën, sepse po nuk  e bëmë do vazhdojmë të luftojmë. Kështu e do ai, besoj unë”.

Kryeministri i Kosovës ka folur edhe për dialogun me Serbinë në kontekstin e çështjeve të sigurisë.

“S’mund ta njoh një Serbi që s’më njeh mua. Prandaj është e nevojshme një njohje e dyanshme, dhe ne jemi gati të përfshihemi në këtë lloj dialogu”.

Kurti ka ndarë me Rezaian, që dikur ishte edhe korrespodent i The Post në Tehran, edhe një episod me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç, gjatë negocimit në procesin dialogues në Bruksel.

“Vuçiç më tha, ‘ndryshe nga Kosova, Serbia është shembull se si duhet të trajtohen minoritetet. Unë i thash pastaj ‘atëherë le ta shohim se si i trajton minoritetet Serbia dhe e replikojmë modelin ne Kosovë’. Pastaj u bë nervoz shumë, pasi i thash unë ‘le ta bëjmë këtë reciprocitet”.

Sa i përket Rusisë dhe faktit që ajo përbën një kërcënim për Kosovën, këtë ia ka thënë Rezaian-it edhe Reuf Bajroviç, nga Instituti kërkimor për Politika të Jashtme dhe ish ministër i energjisë në Bosnje dhe Hercegovinë.

“Absolutisht që Rusia është kërcënim. Bën gjithçka që mundet për ta dëmtuar Kosovën”, thotë ai.

“Rusia është stopuar pak për shkak të përpjekjeve heroike të Ukrainës për ta mbrojtur veten… Derisa Ukraina duron, s’do kemi nevojë të shqetësohemi në të ardhmen e afërt, por kërcënimi mbetet”, deklaron ai.

Jason Rezaian shkruan se sidomos pas fillimit të luftës nga Rusia në Ukrainë, të gjitha vendet evropiane i kanë rikonsideruar aleancat e tyre strategjike dhe raportet ushtarake me shtetet tjera. Për Kosovën, thotë ai, agresioni i Putin-it forcon bindjen se duhet një forcim i raporteve me SHBA-të dhe aleatët perëndimorë.

Si do të dukej ky forcim i aleancave në hapa konkret?

“Një prezencë e përhershme ushtarake amerikane në Kosovë. Anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe shtim i njohjeve të pavarësisë që nënkupton edhe shtim të legjitimitetit të Kosovës si shtet”, përfundon Rezaian.

5 Komente

  1. K
    Kosovarja

    Uau Bini po meson Ameriken ? !

    1. h
      hasani

      Po Albin, e gjithe bota sillet rreth kosoves. Shterngo menderen e zgjidh problemet qe ka sot kosova, si ato te brendshme ashtu edhe ato te jashtme, sigurisht duke u mbeshtetur tek USA. Por mos harro se ne fund te fundit secili vepron per hesap te vet. Largimi sado pak i mbeshtjes se USA Kosova rrezohet, prandaj meshtetu me shume ne kembet tuaja se sa ne patericat e te tjereve, sepse patericat mund te thyhen.

      1. K
        Korrektori

        Ne krye te artikullit shkruhet; Mbrojtja e Kosovës nga Rusia është e rëndësishme për vetë Amerikën. Si ta kuptojme kete : Si 1.Mbrojtja e Kosovës nga "ana e Rusise" është e rëndësishme për vetë Amerikën apo 2. Mbrojtja e Kosovës nga "rreziku Rus" është e rëndësishme për vetë Amerikën. Natyrisht qe rasti 2 eshte i sakte por kjo nuk del e qarte ne krye te artikullit , prandaj duhet te jemi me serioze ne percjellien e informacionit.

        1. E
          Emigranti

          Nuk ka me injorant se ky Al-Bin Kurtoviçi,mjere populli martir i Kosoves,ky duhet te hiqet me shqelma,se nuk njeh menyre tjeter….injorant patologjikë….????????????????????

          1. A
            Amerikani

            Faleminderit or Kurt se na hape syte!

            Lini një Përgjigje