Politikanët "varfanjakë të Greqisë

24 Qershor 2022, 10:32Rajoni TEMA

Politikanët "varfanjakë të Greqisë

Një komitet parlamentar në Greqi ka publikuar pasurinë e deklaruar nga politikanët grekë. Gjithësej 1068 politikanë dhe zyrtarë kanë dorëzuar deklaratat financiare për vitin 2020. 

Kryeministri aktual, Kyriakos Mitsotakis ka deklaruar 77,603.30 euro, bashkëshortja e tij Mareva Grabowski 39,245.69 euro. 

Lideri i Syrizas, Alexis Tsipras deklaroi 69,296.08 euro, partnerja e tij, Betty Baziana, 21,290 euro.

Kreu i PASOK – Lëvizja për Ndryshim, Nikos Androulakis, 178,585 euro, sekretari i Përgjithshëm i Partisë Komuniste, Dimitris Koutsoumba, 74,943 euro;  Yanis Varoufakis 195,851 euro, e shoqja 2,708 euro. 

Më i pasuri rezulton lideri i Zgjidhjes Greke, Kyriakos Velopoulos me 239 358 euro me bashkëshorten që ka deklaruar 55 804 euro. 

 

5 Komente

  1. K
    Klik klik

    Jane te ardhurat vjetore, o shoku fshatar. Te kesh te ardhura vjetore 75-200 mije euro ne vit nuk je varfanjak. Here tjeter kur doni te tregoni rrena te pakten mos vini linkun per tek artikulli origjinal se ka edhe shqiptare qe dine anglisht edhe e kuptojne ndyshimin mes „income“ dhe „wealth“. Ai Varoufakis u paguaka mire per te mbrojtur te varferit. Qenka fushe e mirepaguar kjo mbrojtja e popullit te thjeshte.

    1. G
      Genti

      o shoku qytetar fjala varfanjak ne titull eshte ne thonjeza ........

      1. K
        Klik klik

        O shoku letrar, fjala varfanjak ne titull eshte ne thonjeza se shoku gazetar kujton se kryeministri i Greqise e ka pasurine 77.000 euro.

    2. a
      arion

      imagjinoj sa qesh politika jone(pa perjashtim) kur lexon keto shifra ......

      1. L
        Lulezimi

        madje pyesin a marrin ndihmë sociale këta....

      Lini një Përgjigje