Albin Kurti: Mos u qani, qytetarët e Kosovës jetojnë më mirë se shumë vende në botë

23 Qershor 2022, 14:35Rajoni TEMA

Albin Kurti: Mos u qani, qytetarët e Kosovës jetojnë më

Duke arsyetuar vendimin e qeverisë se përse nuk duhet tërheqja e mjeteve nga trusti pensional, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nga foltorja e Kuvendit ju drejtua deputetëve duke thënë se “në Kosovë, qytetarët jetojnë më mirë se në shumë vende të tjera të botës”.

Në seancën e kuvendit të kësaj të enjte, një nga pikat e diskutimit është edhe diskutimi për tërheqjen e 30% të mjeteve nga Trusti.

“Se çka ne po bëjmë po e ftoj Ministrin e Financave, Punës e Tranfereve, Hekuran Muratin që ta përsëris edhe njëherë se çka po bëjmë ne për qytetarët që na qenkan duke vuajtur”, tha Kurti.

“Unë nuk po them që qytetarët e kanë jetesën e mirë, por shifrat tregojnë që mesatarja është shumë më e mirë se që ishte më herët dhe sidomos është shumë më e mirë krahasuar me gjendjen aktuale në botë”, vazhdoi Kurti.

“Nuk është gjendja e mirë unë nuk po them por është shumë më e mirë se që e kanë të tjerët”, ka specifikuar kryeministri.

“Të gjithë janë në krizë, e gjithë Evropa është në krizë. Të gjithë janë duke e parë se çka po ndodhë me krizën e dimrit të ardhshëm në çmimet e energjisë e ushqimit, të gjithë janë të shqetësuar jemi edhe ne”.

“Ma gjeni një shtet që u pasurua në këtë vit ose në vitin e kaluar”.

“Për besë të tjerët janë në kriza shumë më të mëdha. Kanë kaluar me borxhe edhe mbi 100% edhe nuk e kanë as për së afërmi gjendjen relativisht qysh e kemi ne”, përfundoi kryeministri.

2 Komente

  1. e
    edmond( koder rreshen)

    Argumenti dhe logjika e Kurtit,len shum per te deshiru ! Europa mund te jet ne kriz,por si kan mungu produktek elementare te jetes,kurse ne Sgqiperi dhe Kosov diskutohet buka e perditeshme ! Kaq te pasigurt jemi per te sotmen dhe te ardhmen,sa Shiptart e kan thurur edhe ne vargje krizen e tyre : Q´kerkonte Shqiptari nder shekuj - pak drit,pak buk pak hekur-. Te thuash se ka me keq se ne , nuk esht justifikim por poshterim.

    1. P
      Proletari i VV

      Po çka i ha palla Kurtit pse gënjen. Ai e ka profesion gënjeshtrën si serbet. 80 % të shqiptareve në Kosovë jetojnë në skamje ekstreme. Çfarë page është 1oo Euro apo pensionet 100 - 250 sa është tash edhe paga minimale. Pas shtrenjtimit artikujve të domosdoshëm jetësor që disa janë fishuar askush nga shtresa e ultë dhe mesme dhe pensionistët nuk mund të blejë asgjë më shumë se bukë e krip dhe disa barna. Parat e Trustit janë tonat dhe nuk ka askush të drejtë që me to të bëjë biznes e ne të durojmë varfërinë dhe sëmundjet. Dorica Qosiqi /për ndryshe pëlqyeri i i shumicës VV/ po ta dëgjonte Kurtin do ta përsëriste; "Ne gënjejmë nga turpi, të trimërojmë, e të fshehim mjerimin tone".

      Lini një Përgjigje