Linja hekurudhore Durrës-Prishtinë, Liburn Aliu: Ky projekt e kthen Shqipërinë në qendër ekonomike

24 Qershor 2022, 22:10Rajoni TEMA

Linja hekurudhore Durrës-Prishtinë, Liburn Aliu: Ky projekt e kthen

Ministri i Infrastrukturës së Kosovës, Liburn Aliu, në një intervistë për emisionin “Ballkan” të gazetares Linda Karadaku, ka folur për “Portin e Thatë”, i cili do të funksionojë në disa qytete të Kosovës, Serbisë, Kroacisë dhe Rumanisë, që do të lidhen direkt me Porto Romanon.

Aliu tha se ndërtimi i linjës hekurudhore Durrës-Prishtinë, është një projekt i vjetër, për herë të parë është bërë nga inxhinierët austro-hungarezë, por që nuk u realizua.

Gjithashtu i njëjti projekt është synuar të vihej në jetë edhe nga Jugosllavia me Shqipërinë në vitin 1947, por që sërish nuk u ndërtua, për shkak të prishjes së marrëdhënieve mes dy vendeve.

Për hekurudhën Durrës-Prishtinë është një studim i hershëm hungarez. Janë studime që kanë ndodhur në vitin 1947-të ku ka ekzistuar një shoqëri e hekurudhave, kur Republika e Shqipërisë i ka patur marrëdhëniet e mira me Jugosllavinë, dhe kanë menduar ndërtimin atij korridori. Dhe linja është ajo që lidh Gjakovën me Shkodrën, e më pas nga Shkodra me Podgoricën dhe Tivarin. 

Sipas atij studimi është krejt ndryshe nga situata aktuale, mbase prishja e marrëdhënieve mes Republikës së Shqipërisë dhe Jugosllavisë, pasi situata ka qenë me shqiptarët në Kosovë që kanë qenë nën ish-Jugosllavinë e asaj kohe e ka ndryshuar këtë. 

Tani jemi në një situatë tjetër Kosova është e pavarur, Shqipëria është e pavarur dhe e kemi të domosdoshme ndërtimin e kësaj linje hekurudhore, pasi Shqipëria përfiton shumë. Pasi Porto Romano do të shndërrohej në port të Ballkanit, sepse qasja e mallrave në rajon përmes këtij porti do të jetë shumë e lehtë që lidh Prishtinën me Durrësin përmes Gjakovës dhe Shkodrës. Vendi më i përshtatshëm për ndërtimin e hekurudhës është lugina e Drinit”, tha Aliu.

Më tej ministri kosovar dha detaje se ku mund të kalojë linja e re hekurudhore, e cila do të lidhë Shqipërinë me Kosovë.

4 Komente

  1. S
    Saliu dhe idiotët e tij komunistë

    Prite kur te dalë Saliu, dhe të bertase si idiot: "Kjo asht hekurudha e vdekjes, kjo asht hekurudha e tradhtisë." Por kur të Ike Rama nga pushteti, do kthehe pllakën: " Kjo asht hekurudha e mrekullise shqipetare."

    1. T
      Tironci qytetar

      Bravoooo

      1. i
        illyrian

        Duhet bërë jo të flitet vetëm sa e rëndësishme është çdo gjë që i lidh shqiptarët ndër vedi është e mirë për tu bërë dhe duhet bërë ...

        1. s
          specialisti

          Kjo hekurudhe do te ndertohet ne vitin 2035. Sot eshte ne fazen e llafeve. Duhet studimi i parafizibilitetit, fizibilitetit, projekti i detajuar, e gjeja me e rendesishme , sigurimi i financimit. Ne 70 km hekurudhe, pala kosovare, 12 km , deri ne Gjakove. Te shohim. Projekt shume i kushtueshem. Me PPP nuk e merr njeri persiper sepse kushton shume e nuk eshte fizibile

          Lini një Përgjigje