Protestë kundër qeverisë në Mal të Zi, qytetarët kërkojnë zgjedhje dhe refuzimin e “Open Balkan”

21 Dhjetor 2022, 15:12Rajoni TEMA

Protestë kundër qeverisë në Mal të Zi, qytetarët

Nën tingujt e një kënge të vjetër italiane anti-fashiste, mijëra protestuan kundër qeverisë së Dritan Abazoviç në Mal të Zi. Pikëtakim i zakonshëm është shndërruar godina e parlamentit në Podgoricë.

Me sloganin “Jemi shumë”, qytetarët kërkuan zgjedhje të parakohshme, refuzimin e projektit “Open Balkan” dhe të ligjit që kufizon fuqitë e presidentit të Malit të Zi.


 “Shpresoj që njerëzit të ndërgjegjësohen për të tejkaluar këtë krizë dhe që të kemi një qeveri normale që punon për interesin e Malit të Zi dhe popullit, Kishës së Malit të Zi dhe gjuhës sonë”, thotë Vasko Jablan, një nga protestuesit.

 “Është e vërtetë që ishte hera e parë që ne ndërruam qeverinë pas disa dekadave, por ky ndryshim nuk na solli asgjë të mirë”, shton një tjetër, Marko Buric.

“Dola për të mbështetur një Mal të Zi të civilizuar, multietnik dhe antifashist. Dola për të rinjtë dhe gjeneratat e reja dhe për t’i thënë Europës: Ne jemi këtu!”, thotë Tinka Djuranovic, një tjetër protestuese.


Politika në Malin e Zi me vetëm 625 mijë banorë ka qenë mjaft e trazuar në vitet e fundit dhe tepër e përçarë për shkak të përplasjeve mes atyre që janë pro europianë dhe pro serbë e rusë.

Qeveria e Kryeministrit aktual, Dritan Abazoviç, është shkarkuar nga parlamenti, por ende nuk është marrë një vendim për një mazhorancë të re apo zgjedhje të parakohshme.

 

7 Komente

  1. a
    ai

    Ore ky Tani nga e ka drejtimin ta marr vesh un.

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kosovë

      Regjimit te shkjaut kriminel gjenocidial dhe ideja e tyre per Ballkan te hapur(hegjemoni serbe) po demaskohet edhe ne Malin e Zi.

      Përgjigjjuni
      1. A
        Arjan

        Kuislinget kane te njejtin fat ate te tradhtarit,KUR nuk do kombit tend pret te te doje tjetri.Edhe RAHMUTI do te perfundoj ne koshin e plehrave njelloj si Esat Pasha i rren mendja te shkretit se do behet hero serb se ate shqiptar ta shohe me lupe.Ballkani hapur eshte nje thike ndaj kombit shqiptar eshte kthim ne repupliken jugosllave derisa ka percarje ndaj shqiptareve,Si MUNDET qe kryeministri shqiptar te ulet ne nje tavoline me vrasesit e shqiptareve te kosoves duke rehabilituar SERBINE fashiste dhe duke frymezuar SERBINE ne lojen e saj te spastrimit etnik te POPULLIT shqiptar.Gjendja ne veri te kosoves tregon qarte se RAHMUTI mban pergjegjesi si Kryeminister shqiptar duke na” vellazeruar” me armikun e pandryshueshem serb Kur do te duhej izolimi i shtetit fashist serb me urrejtjen etnike ne ballkan duke frymezuar banda kriminale Per te krijuar zona serbe me dhune evrasje me spastrime duke shkaktuar Probleme si ne bosnje si ne mal te zi ashtu dhe ne kosove.

        Përgjigjjuni
        1. k
          kta jane popull kot

          s'ka me popull rrot cari se malezezet .jane me debilat ne Ballkan

          Përgjigjjuni
          1. F
            Fisnik

            Në luftën për pushtet mes malazezëve dhe forcave pro ruso-serbe, Abaz viçi mban anën ruso-serbe. Se ka lidhje me Serbinë nuk mund ta mshef me retorikën proeuropiane sepse është zbuluar se vëllai i Abazoviqit ka biznes të përbashkët me partneren e kryeministres serbe Brnabić. Forcat pro ruso-serbe janë për Open Balkan sepse kështu mund ta marrin pushtetin në Mal të Zi. Me marrjen e pushtetit në Mal të Zi i sigurohet Rusisë dalja në Adriatik.

            Përgjigjjuni
            1. T
              TEGA Pollogasi

              në krah të RAMË BOLEs

              Përgjigjjuni
            2. P
              Peshkatari

              BRABO MALI I ZI - STOP ZGJERIMIT TE SERBIS

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje