"Serbia përpjekje për të bllokuar procesin e integrimit të Kosovës", Kurti: Po shkel marrëveshjen e vitit 2013

20 Dhjetor 2022, 21:09Rajoni TEMA

"Serbia përpjekje për të bllokuar procesin e integrimit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar lidhur me përpjekjet e Serbisë për të bllokuar integrimin drejt Bashkimit Europian.

Ai tha se kjo është e ndaluar dhe se me këtë akt Serbia po e shkel marrëveshjen e vitit 2013 (Thaçi - Vuçiç), të arritur në Bruksel.

“Presidenti dhe Qeveria e Serbisë, mbetën të vetmuar në kundërshtimin e aplikimit zyrtar të Republikës së Kosovës për anëtarësim në BE.

Duke i dërguar letra shteteve anëtare të BE-së, që t’i nxisin për të kundërshtuar aplikimin tonë për anëtarësim në BE, Vučić-i po e shkel hapur dhe egërsisht marrëveshjen e tij të dashur të vitit 2013 (Marrëveshja Thaçi-Daçiq, 19 prill 2013) e cila në pikën 14 parashihte heqjen dorë nga kundërshtimi dhe pengimi i anëtarësimit të Kosovës në BE.

Për mua e vetmja pikë me vlerë në atë marrëveshje është pika 14, sepse vetëm ajo siguron të ardhme demokratike, liberale e paqedashëse për të dyja shtetet në BE. Pikërisht për shkak të përmbajtjes së tillë, Serbia po e shkel kaq hapur një obligim të tillë”-tha Kurti.

3 Komente

  1. Z
    Zgjohu Kosov se shejtani ta solli Djallin ne der

    mbasi e sollen kte Rropsi ne pushtet dhe cuan ne hage Luftetaret e Lirise UCK , filluan Lojrat me Kosoven e vonuar nga kta rropsi qe i sherbejne atij kunder Kosoves .Mendojn rropsite se duke bo Patriotin me Fjale e duke shajt serbin po mashgtrojn opinionin shqiptare . Kosove mos rri po duku si ne shekuj ke bo Trim e Krenare _Shqiptare

    Përgjigjjuni
    1. E
      Ermal

      Te kane lene vetem aleatet Albin se nuk deshe t'i degjoje ne me shume se nje rast, keshtu qe dili per zot vet asaj qe ke mbjelle me kokefortesi ne kerkim te lavdise personale. Ate qe e fituat me gjak po e dhuroni ne tavoline. Keqardhje qe mbeshtetesit e tu nuk po e shohin kete, por ushqejne egon tende drejt nje rruge pa krye.

      Përgjigjjuni
      1. Çekiçi

        Kurtoviçi mashtrus i lindur Po mundohet prap më mashtrime por nuk do te ja del se edhe femijt parashkollor po i kuptojnë mashtrimet e tijë te ndyta Kurtoviç per interesa te Serbisë i ka refuzu te gjitha marrveshtjet pozitive per Kosoven se bashku më Lopen e Mitrovices

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje