
Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias deklaroi se Greqia mbështet dialogun Kosovë-Serbi të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, teksa nënvizoi se duhet të zbatohen marrëveshjet e arritura deri tani.
Ai është pritur në takim nga ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, e cila ka thënë se roli i Greqisë është i domosdoshëm në përpjekjet për të ulur tensionet me Serbinë.
Pas takimit, diplomati grek ka thënë se Bashkimi Evropian duhet të jetë destinacioni përfundimtar për të gjithë në Ballkanin Perëndimor.
“Ne e mbështesim plotësisht dialogun Prishtinë-Beograd dhe marrëveshjet ligjërisht të detyrueshme dhe sipas ligjeve ndërkombëtare.
Sipas marrëveshjes së arritur të mbështetur nga BE-ja nëntorin e kaluar që të mos ketë rrezik dhe tensione, ajo që është arritur deri më tani është e rëndësishme të zbatohet nga të dy palët.
Më lejoni të them se ky ishte edhe mesazhi im për Beogradin dje”, theksoi ai.
Greqi nuk e njeh shtetin e pavarur te Kosoves; pse e ftojne kete Kale Troje ne Prishtine?! Donika Gervalla jep doreheqjen, mos ia nxi me teper faqen tyt e ti!
GRECO MASCARA Γιαννης Μηλιωκας www.youtube.com/watch?v=7tQvToIifWY