
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka paralajmëruar se heqja e barrikadave në veri të vendit mund të shkaktojë tensione, por edhe viktima.
Për “The Guardian“, Kurti u shpreh se kishte rënë dakord që t’u jepte kohë trupave të udhëhequra nga NATO, të njohura si KFOR, për t’i bindur ata që ishin në barrikada të tërhiqeshin, por se ato nuk mund të lejoheshin të qëndronin më gjatë.
Kurti deklaroi se ishte i shqetësuar se situata e tensionuar mund të përshkallëzohej në avantazh të presidentit rus, Vladimir Putin, pasi forcat ruse dhe serbe kanë kryer 104 stërvitje të përbashkëta ushtarake në vitin 2021.
“Shqetësimi ynë është se heqja e këtyre barrikadave nuk mund të përjashtojë viktimat dhe kjo është arsyeja pse ne duam të jemi sa më të kujdesshëm për t’u siguruar që nuk do të ketë destabilizim dhe do të ketë paqe dhe siguri relative.
Megjithatë, ne nuk mund ta lejojmë përgjithmonë këtë shkelje të ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë. Pra, po, kjo duhet të përfundojë, sa më shpejt aq më mirë”, theksoi ai.
Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, po kryen stërvitje ushtarake afër bazës që ka në Novosellë.
Stërvitjet synojnë të trajnojnë njësitet e KFOR-it, për të garantuar lirinë e lëvizjes në kohë krizash dhe ‘konsistojnë në një seri simulimesh taktike, duke përfshirë pajisje të rënda dhe helikopterë”.
Njoftimi për këto stërvitje vjen në kohën kur autoritetet e Kosovës bëjnë thirrje për heqjen e barrikadave të ngritura nga serbët lokalë në veri të Kosovës.
KFOR-i ka bërë të ditur më 16 dhjetor se e ka shtuar numrin e ekipeve patrulluese në veri.
Ky vertet eshte nje koqe kandari! Si mund te pranoje se heqja e këtyre barrikadave "nuk mund të përjashtojë viktimat" dhe nga ana tjeter kerkon heqjen e tyre. Per mentalitetin perendimor duket sikur Kurti ne thelb nuk do qe te hiqen barrikadat, sepse heqja e tyre do shkaktonte viktima, por nuk e degjon njeri. Ata e marrin kete si paralajmerim per pasojat fatale, sepse jeta e njeriut per ta eshte primare. Ata me kenaqesi do pranonin 100 vjete bisedime se sa humbje qofte edhe te nje jete njeriu. Mentaliteti perendimor nuk pranon viktima, sepse jeta e njerzve eshte e shenjte dhe para cdo gjeje. Ne kete kuptim Kurti ose duhet te heshti dhe te lere qe KFORI ti heqe ato, ose kur flet mos te flase per pasojat. A ka ky Kurti ndonje keshilltar aty rrotull apo eshte vet edhe keshilltar edhe mbret? Apo, apo ashtu ja do puna! Me keqja eshte se ashtu e kane udhezuar padrinot te flase me qellim qe aleatet tane te "lyhen me mut" dhe te jene pergjegjes qe para jetes se njeriut, perendimi ve fudullekun. Me demek, Kurti i paralajmeroi ata per serbet qe do mbeten te varur ne telat me gjemba, por KFOR veproi me koken e tyre. Idjot hipokrit!
Natyrisht që mund të ketë viktima por jo nga populli serb. Banditët e maskuar dhe të armatosur të Vuçiqit do të vrasin me snajper policë të Kosovës.