Protesta në Jarinjë, Sveçla: Episod i luftës hibride serbo-ruse ndaj Kosovës

19 Dhjetor 2022, 09:19Rajoni TEMA

Protesta në Jarinjë, Sveçla: Episod i luftës hibride

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla ka reaguar pas protestës në anën serbe të kufirit në afërsi të Jarinjës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Sveçla u shpreh se me protestën, u shfaq një episod i nivelit të lartë të luftës hibride serbo-ruse Kosovës. Sipas tij, ditëve të fundit në Kosovë janë futur elemente që kanë lidhje me grupin famëkeq rus, Wagner.


“Sot, në anën serbe të pikëkalimit kufitar në Jarinjë, u shfaq një episod i nivelit të lartë të luftës hibride serbo-ruse ndaj Republikës së Kosovës. Të njëjtët aktorë joshtetërorë, por të cilët i përdor edhe regjimi në Beograd edhe ai në Moskë, të përfaqësuar nga Damnjan Knezheviq (bashkëpunëtor i organizatës paramilitare famëkeqe ruse Wagner), u mësynë që ta thejnë këtë pikëkalim kufitar. 

Ditët e fundit, aktorë të tjerë shtetërore e joshtetërorë të këtyre dy vendeve, që janë të vetmet, që nga Lufta e Dyte Boterore, që ndëzën luftëra në Evropë, kanë hyrë brenda territorit të Kosovës dhe ende gjenden këtu. 

Të armatosurit e maskuar dhe të barrikaduar në rrugë, me mbështetjen edhe të qendrës së spiunazhit rus që gjendet në Nish të Serbisë, po përpiqen që ta cenojnë sovranitetin tonë, duke nxitur provokime agresive në mënyrë që ta largojnë vëmendjen nga agresioni në Ukrainë, ku siç po shihet Putini po e humb luftën.

Ne do të vazhdojmë ta ekspozojmë qëllimin ruso-serb, duke ngulur këmbë që mos t’i nënshtrohemi në asnjë mënyrë mashtrimit të madh që po përpiqen t’ia bëjnë Serbia dhe Rusia një pjesë të qytetërimit evropian! Por, gjithashtu dua të  siguroj të gjithë qytetarët tanë se Policia e Kosovës është e aftë dhe ka gjitha kapacitetet e nevojshme te përballet me këto struktura kriminale dhe se ne po bëjmë gjithë vlersimet e nevojshme për mënyrën më efikase dhe kohën e përshtatshme për këtë.

Qëllimi ynë i vetëm është të sigurojmë një ambient të sigurt për të gjithë qytetarët pa dallim, të sigurojmë lëvizjen e lirë për të gjithë dhe të luftojmë grupet kriminale pa dallim, në të mirën e të gjithë qytetarëve dhe në mbrojtje të integritetit territorial dhe sovranitetit të Republikës sonë”, shkroi ai në Facebook.

2 Komente

  1. E
    Europa ushtron nji Politike Fashiste vs Shqiptarev

    Shqiptaret e Kosoves nen Diktaturen Fashiste Europiane ,qe mjerishte asnji qorr s'e shikon ! Gjykatat Speciale Fashiste denojne Kosovaret e UCK-se , Pse Ata Mbrojten e Familjet e Atdheun e tyre nga Ushtria e Krmineleve Serb - sipas Ligjeve te nji "Drejtesia" Fashiste . Populli i Kosoves duhet te ishte ngritur organizuar nga Veteranet e UCK-se normalishte ne Protesta per largimit e ksaj Gjykate Fashiste nga Kosova dhe Gjykatat te perbehen vetem nga Shqiptare .Eshte e pabesushme ti besosh Bijve te Krimineleve te Europes te bejne Drejtesi ne vendin e shqiptareve . Zgjuhini dhe reagoni se do ju fshije kjo Kolere te gjitheve nga vendi juaj o Shqiptare .ala sne gjume !

    Përgjigjjuni
    1. b
      bashkimi per drejtesi

      O Cveklla po je bë si kreu i Serbisë vetëm gënjeni e mbetini në rrugë të bllokur. Asgjë që vlenë nuk jeni ka bënë qe një vit e gjysmë vetëm po torturoni policinë dhe po e turpëroni atë dhe popullin shqiptar të Kosovës.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje