Eksperti gjerman flet për Deutsche Velle për dënimin e ish-komandantit të UÇK: Reagimet, jo realiste!

18 Dhjetor 2022, 19:20Rajoni TEMA

 

Eksperti gjerman flet për Deutsche Velle për dënimin e

Nga Anila Shuka

Historiani Konrad Clewing, thotë në një intervistë ekskluzive për Deutsche Welle-n se vendimi për Salih Mustafën është një sinjal i mirë për demokracinë në Kosovë.

Konrad Clewing është historian dhe ekspert për Ballkanin në Institutin Leibniz për Studimet e Evropës Lindore dhe Juglindore në Regensburg

Deutsche Welle: Opinioni i gjerë i Kosovës është i indinjuar me vendimin e Gjykatës Speciale për ish-komandantin e UÇK-së, Salih Mustafa. Me të drejtë?

Konrad Clewing: Reagimet e ashpra nga anët e ndryshme tregojnë se sa të tabuizuara janë këto ngjarje në Kosovë. Reagimet tregojnë edhe se sa e rëndësishme është që të zhvillohen procese të tilla. Vendimi i Gjykatës Speciale ka një rëndësi të madhe. Ai tregon se parandalimi i ndjekjes penale, siç ka ndodhur më parë në masë të madhe, duke penguar ose edhe vrarë dëshmitarët, nuk funksionon më. Ky është një sinjal i mirë për demokracinë në Kosovë.

Deutsche Welle: Shumë kosovarë besojnë se Gjykata Speciale në Hagë është më shumë një institucion për të denigruar luftën çlirimtare të shqiptarëve të Kosovës dhe rolin e UÇK-së në të. Cili është mendimi juaj?

Konrad Clewing: Është padyshim shumë e vështirë për secilën palë në luftë të kuptojë se në dekadat e fundit gjyqësia ndërkombëtare nuk supozon më se një luftë e drejtë garanton mosndëshkimin e krimeve të bëra gjatë saj. Shpresoj që vendimi i Gjykatës të lexohet pak më me kujdes nga skeptikët në Kosovë. Sepse gjykatësja e tha shprehimisht se vendimi nuk është për UÇK-në, por për veprat dhe krimet e bëra nga vetë Salih Mustafa. Shumë njerëz në Kosovë do ta kenë të vështirë ta pranojnë dhe ta ndajnë këtë vendim nga UÇK-ja, por ai është një hap i rëndësishëm.

Deutsche Welle: Askush në Kosovë nuk e ka përshëndetur këtë dënim. Nga ana tjetër, dënimi u shpreh “në emër të popullit kosovar”. A nuk e vë kjo në pikëpyetje legjitimitetin e Gjykatës Speciale?

Konrad Clewing: Fakti që nuk ka pasur reagime përshëndetëse flet për tabuzimin e kësaj teme komplekse. Sigurisht që ka shumë njerëz që e mirëpresin këtë dënim, por ata nuk e thonë publikisht. Kjo tregon saktësisht se sa e nevojshme është që shoqëria e Kosovës të mos e vërë në pikëpyetje legjitimitetin e Gjykatës Speciale. Kjo do ta dëmtonte realisht pozitën e Kosovës në nivel ndërkombëtar. Reagimi është i kuptueshëm nga prizmi psikologjik, sepse është një shoqëri e vogël dhe ende e traumatizuar nga lufta. Por mund të thuhet gjithashtu se ata që u torturuan dhe u mbajtën robër si të ashtuquajtur “kolaboratorë” sigurisht që meritojnë të kujtohen dhe t’u jepet një zë në debat. Është një përballje e vështirë, dhe do të jetë e vështirë nëse në një hap të ardhshëm do të diskutohet edhe qasja e UÇK-së ndaj përfaqësuesve të LDK-së në qershor-korrik 1999. Pra, ky është një fillim i mirë. Janë përballje të rëndësishme, që do ta forcojnë demokracinë dhe kuptimin e sundimit të ligjit në Kosovë dhe nuk duhet të minohen tani nga qeveria.


Deutsche Welle: Nga ana tjetër, shumë njerëz në Kosovë ndjejnë padrejtësi duke pasur parasysh se shumë serbë që kanë kryer krime më të rënda lufte në Kosovë ose nuk janë dënuar ose janë dënuar me shumë më pak vite nga gjykime të ngjashme të zhvilluara në Serbi dhe tani janë të lirë...

Konrad Clewing: Po, por ajo që nuk ndodh në Serbi, nuk mund të merret për model në Kosovë. Kosova është e pavarur nga veprimet e Serbisë dhe – me sukses – është dëshmuar si demokraci më e qëndrueshme dhe këtu hyn edhe përballja me të kaluarën, të cilën Kosova po e bën më mirë se Serbia.

13 Komente

  1. E
    EMIGRANTI

    fuck you deutche vele. this is just bull shit

    Përgjigjjuni
    1. M
      Maks

      Po keshtu doni ju shkerdhata Ata qe luftojn per lirin e vendit te tyre i quani ekstremista Kurse ata qe bashkepunuan me pushtuesin qe u bene masakra masive i quani lualista dhe demokrater Most ndodht me luft po ketyre qe iken si lepuj nga lufta nuk do u dhene asnje lloj ndihme Nder dhe respekt te gjith luftetareve te uck dhe heronjve te saj Posht tradhetaret dhe bashkepuntoret e serbit

      Përgjigjjuni
      1. S
        Selim

        Problemi eshte qe ngjarjet jane shkeputur nga konteksti. Nuk mund te gjykosh pas 25 vjetesh nje ngjarje per faktin se nuk e riprodhon dot situaten. Fqinji te ka spiunuar tek armiku i cili po vjen te te vrase, ndersa ti duhet te kujdesesh se mos i shkel te drejtat njerezore hafijes, me koston qe po nuk te tregoi, ku ka spiunuar-cfare, ti e paguan me jeten tende dhe akoma me keq te njerezve tuaj. Nuk ka kuptim gjykimi sot. Ishte lufte. Dhe nuk e deshem ne Ne lufte mund te ndodhe gjithcka sepse mendja nuk mund te jete e kthjellet. Ata na sollen lirine. E sotmja do ishte ndryshe pa Uçk. Dhe ata na sollen lirine sepse ishin te tille, te gatshem te paguanin cdo cmim, edhe me jete, por jo me damken e kriminelit.

        Përgjigjjuni
        1. K
          Klimax

          Një 101 vjeçar gjerman ish nazist dhe roje i një kampi përqëndrimi afër Berlinit u dënua me pesë vite burg për krime ndaj njerëzimit 75 vjet më vonë. Për çfarë mos riprodhim situate të ngjarjeve diskuton?!!!!! Ti, ishe i pranishëm në ngjarjet që ai akuzohet? Në qoftëse po, përse nuk u paraqite në gjyq të dëshmosh në mbrojtje të akuzuarit? Në qoftëse jo, atëhere ri në vezët e tua sepse edhe lufta ka ligje dhe kërkon mëndje të kthjellët që të respektohet!

          Përgjigjjuni
          1. G
            Garda Pretoriane (ajo e Skenderbeut)

            Salih Mustafa nuk u denua per vrasjen e serbeve por u denua per keqtrajtime dhe vrasje kunder shqiptareve. Per Salih Mustafen te gjithe ata shqiptare qe ishin te partive te tjera ishin spiun. Respekt per luften e tij kunder pushtuesit, por fatkeqessisht Mustafa pati edhe anen tjeter negative. Mustafa e meritoi denimin!

            Përgjigjjuni
          2. P
            Poseidon

            PO TY TA PASKA QI BABEN KY SALIHU SI DUKET QE PASKE GJETUR KETE KURVEN GJERMANE PER TA PERKETHYER E BOTUAR....................SI PUNA KARLA PONTES OSE DIK MARTIT(KAR) KA SA TE DUASH QE MBESHTETUR NGA USHTARET E UDB SERBE ,ALBINDENOVIC E OSMANOVIC I CUAN UDHEHEQESIT E UCK NE HAGE...........PARA DISA DITESH NJE KURVE TJETER ISHTE ANKUAR SE I KISHIN THENE QE ISHALLA JU VJEN PERSERI SERBI GJE QE KUR SHIKON SE E KENI SHUME QEJF SERBIN NA VJEN TE GJOTHEVE NE MENDJE POR JO SE VERTET E DUAM POR QE JANE SHUME KOSOVARE QE VDESIN PER TU BASHKUAR ME SERBIN ............ .

            Përgjigjjuni
            1. P
              Poseidon

              Sepse ne lufte nuk ka demokraci , o je me ne , o me armikin po qe me armikun ke plumbin ne bithe.

              Përgjigjjuni
              1. P
                Poseidon

                Sepse ne lufte nuk ka demokraci , o je me ne , o me armikin po qe me armikun ke plumbin ne bithe.

                Përgjigjjuni
                1. P
                  Poseidon

                  Sepse ne lufte nuk ka demokraci , o je me ne , o me armikin po qe me armikun ke plumbin ne bithe.

                  Përgjigjjuni
                  1. P
                    Poseidon

                    Sepse ne lufte nuk ka demokraci , o je me ne , o me armikin po qe me armikun ke plumbin ne bithe.

                    Përgjigjjuni
                    1. P
                      Poseidon

                      Sepse ne lufte nuk ka demokraci , o je me ne , o me armikin po qe me armikun ke plumbin ne bithe.

                      Përgjigjjuni
                      1. a
                        astrit

                        Sipas Udhëzuesit të nenit 7 të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut në Neni 7 i Konventës shkruhet:- Nuk ka dënim pa ligj “1. Askush nuk mund të dënohet për një veprim ose një mosveprim që, në momentin kur është kryer, nuk përbënte vepër penale sipas së drejtës së brendshme ose ndërkombëtare. Neni 7 nuk mjaftohet vetëm duke ndaluar zbatimin prapaveprues të së drejtës penale në dëm të të akuzuarit: ai sanksionon gjithashtu, në mënyrë më të përgjithshme, parimin që vetëm ligji mund t’i përcaktojë krime dhe të parashikojë masat e dënimit (nullum crimen, nulla poena sine lege). Nuk ka dënim pa ligj: parimi se vetëm ligji i parashikon krimet dhe përcakton masat e dënimit. Neni 7 i Konventës kërkon ekzistencën e një baze ligjore për dhënien e një dënimi dhe caktimin e një mase dënimi.

                        Përgjigjjuni
                        1. S
                          Selim

                          Pikerisht. Nese do gjykoheshin me ligjet e kohes (te serbise) atehere e gjithe uck-ja duhej pushkatuar pasi ishte e paligjshme. Nese njihet uck-ja duhen pranuar edhe gjykimet e saj, qe sigurisht ishin te kunderta me te serbise.

                          Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje