
Grupi paramilitar rus, i quajtur Wagner, ka mbërritur në Serbi, sipas një deklarate të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për gazetën gjermane “Der Spigel”.
Kreu i qeverisë kosovare thotë se Beogradi ka 48 baza ushtarake në kufi me Kosovën dhe se qeveria serbe ka rritur bashkëpunimin me Rusinë. Ky bashkëpunim përfshin sipas tij edhe mbërritjen e mercenarëve të Wagner në territorin serb.
Wagner ka krijuar një reputacion famëkeq vitet e fundit, pasi akuzohet për krime lufte në konfliktet e ndryshme ku ka marrë pjesë. Edhe pse prezantohet si kompani private ushtarake, grupi konsiderohet si një ushtri personale e presidentit rus, Vladimir Putin.
Shtimin e trupave në kufirin mes dy shteteve e ka denoncuar edhe deputeti i Vetëvendosjes, Arbër Rexhaj, i cili thekson se mesditën e së dielës mbërrijnë në Jarinje serbët pro rusë nga Serbia, Mali i Zi dhe Republika Serbe e Bosnje Hercegovinës.
Barrikadat e vendosura nga serbët në veri të Kosovës kanë hyrë në ditën e nëntë, ndërkohë që nuk ka asnjë lëvizje për largimin e tyre. Ministri serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviç ka kërcënuar se mjafton një përplasje për t’i vënë flakën gjithçkaje.
Po more Albin por edhe ti beni nje thirrje atyre luftetarve te ISIS si jane kthyer nga trojet e tyre ne Kosove ata do ta bejne toke e djegur Serbine , sa qetesohet situata bertisni allahu ekbar , sa ju vjen veza pritni nga perendimi , edhe Vuciqi ka mesuar nga ju han me dy luge
Tit ta qi baben ta peshurri kryqin
BRAVO, KURTI E OSMANI, Më në fund e kthyet Rezollutën 1244 dhe ushtrinë serbe, xhandarmërin, paramilitarët dhe kriminlet e vrasit me pages ruso serb etj. Policia jonë, rrugët tona, tash e 8 ditë janë të bllokuar kurse FSK nuk ka të drejtën të shkoji atje dhe ju nuk guxoni apo nuk doni të ndërmerrni asgjë. Me apo pa qëllim e keni sjell Kosovën në prag të një katastrofe të re. Po të mos ishte KFOR, SHBA, Shqipëria dhe disa vende mike që ju skajshmërisht i urreni do të kishim një situat të viteve 1998 -1999. Nëse nuk dini diçka au falet por nëse keni hile jeni përgjegjës për ketë gjendje të rëndë.
Kta jane bo keq si popull. Me kara rob nuk me kone pa syte e degju veshet. Budallenj, qe mjerisht nuk ka kure per ti sjelle ne terezi.