SHBA mirëpret vendimin e Gjykatës Speciale ndaj Salih Mustafës: Ky vendim nuk është gjykim kundër UÇK-së apo Kosovës

17 Dhjetor 2022, 11:41Rajoni TEMA

 

SHBA mirëpret vendimin e Gjykatës Speciale ndaj Salih Mustafës:

Shtetet e Bashkuara e kanë mirëpritur vendimin e Gjykatës Speciale ndaj ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa, i cili është dënuar me 26 vjet burgim për krime lufte.

Gjykata Speciale, me seli në Hagë, funksionon sipas ligjeve të Kosovës. Më konkretisht, Mustafa është dënuar për vrasje të paligjshme, torturë dhe ndalim arbitrar.

Ai është shpallur i pafajshëm për trajtim mizor. Sipas aktakuzës, Salih Mustafa, i njohur si ‘komandant Cali’, ka qenë komandant i njësitit gueril BIA, njësit brenda Zonës Operative të Llapit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Vetë Mustafa është deklaruar i pafajshëm për akuzat ndaj tij.

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Ned Price, ka thënë se vendimi i marrë nga Gjykata Speciale, më 16 dhjetor, është një hap që i ndihmon Kosovës për të garantuar sundim të ligjit dhe për të vënë drejtësi për viktimat.

“Siç e ka thënë edhe trupi gjykues, ky vendim nuk është gjykim kundër UÇK-së apo Kosovës, mirëpo lidhet vetëm me përgjegjësinë penale të të pandehurit. Ne po ashtu e përshëndesim trimërinë e viktimave individuale dhe dëshmitarëve që janë paraqitur, dhe dënojmë kërcënimet dhe frikësimet ndaj tyre. Pa këta individë të guximshëm, drejtësia nuk do të ishte e mundshme”, ka thënë Price në një komunikatë për media.

Vendimi ndaj Mustafës përbën aktvendimin e parë të Gjykatës Speciale lidhur me hetimet për krime lufte në Kosovë.

Sipas Ligjit për Dhomat e Specializuara (emri zyrtar i Gjykatës Speciale), vuajtja e dënimit me burgim bëhet në njërin shtet që Kryetari i Dhomave të Specializuara e cakton nga mesi i atyre shteteve që kanë treguar gatishmëri për t’i pranuar personat e dënuar.

Gjykata Speciale heton krimet e pretenduara të anëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë në periudhën janar 1998 – dhjetor 2000.

Edhe ushtruesi i detyrës së Prokurorit të Specializuar në Gjykatën Speciale, Alex Whiting, e ka mirëpritur vendimin ndaj Mustafës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se dënimi ndaj Mustafës është vendim “indinjues”.

Sipas tij, është “e papranueshme kur çlirimtarin na e gjykojnë më rëndë se agresorin gjenocidal”.

Përveç Mustafës, të akuzuar për krime lufte janë edhe ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ish-anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Rexhep Selimi, ish-zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi dhe ish-pjesëtari tjetër i UÇK-së, Pjetër Shala.

Sipas aktakuzës, Thaçi, Veseli, Krasniqi, Selimi dhe Shala dyshohen për veprat penale që kanë të bëjnë me krime lufte: ndalim të paligjshëm ose arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme dhe krime kundër njerëzimit: burgosje, akte të tjera çnjerëzore, zhdukje me forcë të personave dhe përndjekje, të cilat, sipas Dhomave të Specializuara, janë kryer mes marsit të vitit 1998 dhe shtatorit 1999.

Krimet pretendohet se janë kryer në disa lokacione të Kosovës dhe në veri të Shqipërisë, përkatësisht në Kukës dhe Cahan.

Të gjithë janë deklaruar të pafajshëm ndaj akuzave që rëndojnë mbi ta.

Gjykata Speciale e Kosovës është formuar pas publikimit të një raporti të Këshillit të Evropës më 2011, nën autorësi të senatorit zviceran, DickMarty. Në atë raport janë përmendur krimet e pretenduara në Kosovë./REL

16 Komente

  1. H
    HISTORIA

    AMERIKA NA QENKA BERE PISHMAN QE PASKA CLIRU KOSOVEN PRANDAJ PO DENON UDHEHEQJE E USHTRISE CLIRIMTARE TE KOSOVES .

    Përgjigjjuni
    1. G
      Garda Pretoriane (ajo e Skenderbeut)

      PO denon individet e jo UCK-në

      Përgjigjjuni
      1. I
        Ishi i Zakarovës

        Poooo....vetëm individët... Po të gjithë ama...nji nga nji ! U bo i lodhshëm kjo puna qe na perdorin si plaçkë per ti bere qejfin atyre mongoleve sa here varin turinjte. Me mir mos te na kishin çliru fare...! Do kishim bo si do kishim bo vet...sic kemi bere 1300 vjet qe kur thyn qafen edhe na erdhen keta dobiçet e Svetllanave ne derë

        Përgjigjjuni
        1. G
          Garda Pretoriane (ajo e Skenderbeut)

          Nji nga nji thua ti? Po Ramushi dhe Fatmir Limaj dolen te paster.

          Përgjigjjuni
          1. l
            lexuesi

            Sot e gjithe Kosova duhet te ishte ne proteste te heshtur ndaj ketij barbarizmi ne kohe paqeje!te denosh te okupuarin nga okupatori eshte skandal i madh çnjerezor!Padyshim qe denimi i nje komandanti te UçK-se eshte nje fitore per ata qe sot protestojne ne veri te Mitrovices duke marre shkas edhe nga kjo politike kurve qe Europa e disa individe pertej Atlantikut ndermarrin e perkrahin absurditetin ne gjykaten e Hages e ngritur posaçerisht per denimin e te gjithe udheheqesve te uçK-se !Marrezi qe fale rregjimit ne Kosove kalon ne heshtje e krenari per Serbet qe krimet e tyre po u ligjerohen nje nga nje!Ky qyhet kurverim politik i drejtuar nga fondamentalisti Kurti qe sot duhet te kishte dhene doreheqje e jo te behej kronist i ngjarrjeve ne veri te Mitrovices! Edhe pse kane kaluar mbi 20 vite plaget e familjeve kosovare jane akoma te hapura e qe Haga kerkon tua sheroje me melhem Serbie!Ku eshte gjaku shqiptar sot ku minimumi duhet te dilnin neper rruget e Kosoves per te protestuar per kete rigjernocid te orkestruar nga Dik Martini e te zbatuar nga Albin Kurtet e koompani!Sa turp per gjakun e derdhun te atyre qe dhane jeten per nje Kosove te lire e te pavarur nga okupatrori Serbe !Ne fakt ata qe gjykojne sot jane ata qe ne 1913 ndane trojet shqipetare !

            Përgjigjjuni
        2. T
          The Republic islamic of kosovo

          Kosovokaret turq derguan ne Hage njerezit e tyre..

          Përgjigjjuni
          1. P
            Papa

            Ta qift hoxha gjyshin e prifti qdo te diele jau shtin gishin e bothes ngoj gjith familjes

            Përgjigjjuni
        3. !
          !!!

          Ky reagim tingellon cinik e i vrazhde. Vet i vune nen presion per krijimin e Speciales, vet i derguan ne Hage, po vet po i denojne, dhe nderkohe mirepresin vendimet qe vet marrin per denimin e luftetareve te UCK-se.

          Përgjigjjuni
          1. T
            Timi

            Si duket perendimi ka nderru qendrimin per luften e Kosoves.Per kete fajtor jane kosovaret qe shpejt u rehatun dhe lane mbetjet e UDB ,mbetjet titiste,shqiptaret e „ndershem“te LDK per te shkrur mijera faqe aktakuza ne kancallarit serbe duke paguar dhe marre nembrojtje bashkepuntoret e vete Serbet bejne filme,shkruajne libra per „krimet „e luftetareve shqiptare,krse shqiptaret i bien ciftelise….

            Përgjigjjuni
          2. F
            Fatmir Berberi

            Eshte nje hap tjeter i gabuar i Shtepise se Bardhe. Denimi i ish ushtareve dhe komandanteve te UCK ,eshte nje turp ndekombetar ! Nuk mund te trajtohen njelloj si dhunuesi dhe viktima. Turp i MADH

            Përgjigjjuni
            1. K
              Klimax

              Personi i dënuar në Hagë nuk është viktimë, por dhunues! Faktet që çuan në dënimin e tij vërtetojnë se gjatë një periudhë kohore në mënyrë të paligjshme ka ndaluar, rrëmbyer, keqtrajtuar, torturuar e vrarë persona me origjinë shqiptare duke mos respektuar të drejtën e çdo individi të kishte mundësinë e mbrojtjes ndaj akuzave. Veprimet e tij dhe personave të tjerë të akuzuar janë tërësisht në kundërshtim me kauzën e drejtë të luftës së UÇK-së për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës të cilat pa mbështetjen e SHBA-së dhe vendeve të NATO-s nuk do të realizoheshin kurrë. Turp është të mbrosh krimin dhe jo të dënosh atë!

              Përgjigjjuni
              1. L
                Lymi

                Ushtaret jane ushtare...dhe jo shenjtore... Nqs i kane shtru spiunet ne hu kane bere vetem dhe vetem detyren

                Përgjigjjuni
                1. G
                  Garda Pretoriane (ajo e Skenderbeut)

                  E kush te tha ty se ishin spiunë.

                  Përgjigjjuni
                  1. I
                    Indinjata

                    Sepse jane po ata qe mbeten gjalle nga keta spihune , sot gjenden neper vendet Europiane duke perfituar azil politik ,neper vendet qe mbrojne Serbine e qe neser do te dalin si deshmimtare kunder uçK!Kaq e thjeshte eshte or mik qe akoma nuk ke kuptuar se kete loje po e bejne "vasalet e Rusise" ne mbare Europen duke perkrahur dhe çuar deri ne fund amanetin e Rusise nepermjet disa shqipetareve te shitun!

                    Përgjigjjuni
                2. G
                  Garda Pretoriane (ajo e Skenderbeut)

                  Eshte hera e pare qe mendoj se ke te drejte.

                  Përgjigjjuni
              2. V
                Viktima ne Hage

                Vetem Budallai,eshte ai qe Kupton Vertetesine e Pershendetjes se "Miqeve Amerikane"... 1-Specjalja u Krijua si Rezultat i Marreveshjeve nenerrogoz qe beri Amerika me Serbine.. 2-Te gjithe Spiunet e UDB-s qe Militojne ne LDK-partine e Rugoves,mbushnin Thaset me Raporte per UCK-ne dhe Simpatizantet e saj.. 3-Pse Serbet VRANE Fehmi Aganin??Dhe jo Rugoven apo edhe ndonje tjeter Politikane te LDK-s Gjate Luftes?? 4-Fehmi Agani i cili ishte edhe nje Figure Politike ne LDK-e e Rugoves,ishte me UCK-ne dhe nje Patriot i Vertet, prandaj edhe ai u Vra.. 5-Mbase Luftes UDB-ja Serbe u hodhe ne Aktivitet dhe ka Shpenzuar Miljona Euro, qe te Gjeje Deshmitare, ti Bleje, ti Instruktoj dhe ti Joshe , vetem dhe vetem qe te Shpifnin kunder UCK-se, kunder Kuadrove kryesore te saj... @@Edhe Lulezim Basha qe na Studjonte ne Hollande, dhe pa mbaruar Studimet na Vjene si Punonjes i UNMIK-ut ne Kosoven e Djegur nga Serbet,dhe Bashkepunon Ngushte me Argita Malltezin Vajzen e Sali Berishes, e cila ishte Perkthyese Serbishteje,,.. Lulezim Basha qe na thote edhe se eshte "Nipe Kosovare" eshte ai qe ka Punuar ,Mbledhur Informata, dhe ka qene direkte Dora e pare e Prokurorit Amerikane qe Coje ne Hage te gjithe Kreret e UCK-s..Zyra e Lulezim Bashes ka nje Pjese te Bashkepunimit per denimin e Krereve te UCK-s, sepse Kushe me shume dhe kushe me pake, te gjithe Informatoret e UDB-s..i kishin Mbushur Thaset me Genjeshtra, dhe Mashtrime...vetem dhe vetem per te Fituar Azil ne Gjermani, dhe Sudi,e them kete sepse shume u Joshen nga Qenja e "Deshmitarit te Mbojtur" dhe Dhenja e Azilit ne Perendim..kete metode e ka Perdorur edhe Lulezim Basha... @@@Ana Politike e Problemit eshte:Po denohen te gjithe Kreret e UCK-s...eshte Injorance te thuash se nuk "Denohet" UCK-ja...apo Lufta e saj..Kuptohet se Lufta e UCK-s ishte nje Lufte Mbrojtese..athere del pyetja Objektive:Pse u dashka Arrestuar Hashim Thaci, kur ai ishte Perfaqesues Politike??Pra merrej me Vendime Politike dhe Politike Bereje??Ai nuk ishte Ekzekutivi??Pra Ushtarake dhe ne Terren?? Duket se "Miqete" Amerikane po kerkojne po me "Miqesi" te na kthejne prape nen Serbi..per kete po Punojne qindra Spiune te UDB-s ..ne Kosove ka akoma edhe ne Shqiperi..Dhenderri Serbe Sali Berisha...Zoti i Ruajte Shqipetaret nga "Miqete"..sepse nga Armiku e dime se c´fare na Vjene??Lavdi UCK-s

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje