I zhduku familjen, Saranda Bogujevci për arrestimin e kriminelit serb të luftës: U la të bredhë i lirë në Europë

16 Dhjetor 2022, 22:25Rajoni TEMA

I zhduku familjen, Saranda Bogujevci për arrestimin e kriminelit serb

Nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci, ka reaguar pas arrestimit të kriminelit të luftës, Sasha Cvjetan, i cili në Greqi u riarrestua nga DEA amerikane për drogë.

Cvjetan ishte pjesëtar i formacionit paraushtarak “Scorpions”, të cilët u vunë në gjyq në Serbi sepse në mars të vitit 1999 kishin pushkatuar shtatë fëmijë të moshës dy deri në 15 vjeç dhe shtatë gra në Podujevë.

“Kur Saša Cvjetan u dënua për masakrën e familjes sime, ne u pyetëm nëse drejtësia ishte vënë në vend. Përderisa nuk ka kurrë drejtësi kur të masakrohet familja juaj, ne kishim shpresuar që të paktën të nxirren mësime. Fatkeqësisht, siç e kemi parë kjo është larg realitetit”, ka shkruar bogujevci në Twitter.

Ajo thotë se Cvjetan u dënua me 20 vjet burg, por në vitin 2018 ai u lirua tre vjet e gjysmë para se të përfundonte dënimi për “sjellje të mirë”.

Bogujevci tha se një kriminel i tillë u la i lirë në Europë.

“Tani, ai është arrestuar për më shumë aktivitet kriminal. Një vrasës i fëmijëve është lejuar të bredhë rrugëve të Europës”.

2 Komente

  1. L
    Labi vlore

    Kjo nuk eshte drejtesi, vrasesit e femijeve denohen me 20 vjet burg. Shteti shqiptar dhe ai I kosoves duhet te bej siç ben izraeli me ata qe organizojn akte teroriste ose me organizusit e holokaustit qe ju qep kemba kembes deri ne vdekje. Nuk ka denim tjeter pervec vdekjes per vrasesve te femijve

    Përgjigjjuni
    1. F
      Fatosi-kosove

      20 vite per masakra dhe siq thuhet 7 femije e 7 gra,kurse cali per dy shpiuna qe i paska "torturuar" dhe nuk paska nderhyre tek nje vartes i tij ne vrasjen e dikuj 26 vite burg,ndersa as zonja e nderuar nuk thot asnje fjale as mender presednike osmanka si komandante e ksaj zonjes bogujevci nuk thot asnje fjale, per osmanken dihet por ama kjo zonja bogujevci si anetare e nje familjet te masakruar nga serbia si ka shpirt te qendron ne te njetin grup me osmanken,popovcin, ate skellzen gashin qe si kshilltar i kurrcit deklaronte se masakrat ne kosove nuk i ka ber serbia por uçk-ja, prandaj zonja bogujevci ai vrases shetit i lire sepse ate e mbrone edhe vet presidenti i tij edhe pse ne shum masakra ishin bashk ai e mohon dhe per kete nxjerr deshmitar qiften e osmankes dhe keshtu drejtesia europiane kunder shqiptareve denon viktimen e JO kriminelet, prandaj e nderuar nese do te kesh respektin dhe dhimbjen e shqiptareve duhet ta kupton se ai kriminel si bashkepunetor kishte pjellen serbosllave ne kosove qe mjerisht nuk jane pak dhe sot i ke ne koalicion te grumbulluar ne nje formacion politik qe udheheq majka millka pllanica- osmanka vjosa.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje