Ish-zyrtari i NATOS-s: Serbisë do t’i refuzohet kërkesa, por është mirë që nuk veproi pa bërë kërkesë

16 Dhjetor 2022, 14:00Rajoni TEMA

Ish-zyrtari i NATOS-s: Serbisë do t’i refuzohet kërkesa, por

Ish-zyrtari i NATO-s, Jamie Shea, është i bindur se Serbisë nuk do t’i aprovohet kërkesa për kthimin e ushtarëve dhe policëve në Kosovë, megjithatë shprehet i kënaqur që të paktën Serbia ka vendosur të bëjë kërkesë dhe jo të veprojë në mënyrë unilaterale.

“Është më mirë që Serbia, publikisht dhe në mënyrë transparente, i ka kërkuar KFOR-it t’i kthejë trupat në Kosovë e jo ta bëjë këtë në mënyrë unilaterale, apo sekrete, pasi kjo do të ishte ekstremisht provokuese në rrethanat aktuale”, thotë Shea për Radion Evropa e Lirë.

Ai beson se edhe vetë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, është i vetëdijshëm se kjo kërkesë nuk do t’i aprovohet, por thotë se ky është një “veprim politik, sepse ndoshta ai [Vuçiç] ndjen se mund ta arrijë një fitore në marrëdhënie me publikun, pa e ndryshuar realisht situatën në terren”.

Vuçiç ka thënë se Serbia është duke kërkuar kthimin e 100 deri në 1.000 trupave në Kosovë, “sipas Rezolutës 1244” të Kombeve të Bashkuara.

Shea – i cili ishte zëdhënës i NATO-s gjatë luftës në Kosovë – thotë se kjo rezolutë ia lejon Serbisë të kërkojë kthimin e trupave, por vetëm në rrethana të caktuara.

“... në rrethana të caktuara, kryesisht sa u përket kontrolleve kufitare. Ideja ishte që të ketë koordinim në kufi për të parandaluar incidente, për të luftuar vjedhjet, trafikimin ilegal, për mbrojtjen e minoriteteve, të monumenteve”,thotë Shea.

Britaniku, i cili ishte pjesë e NATO-s deri në pensionimin e tij në vitin 2018, shton se kthimi i trupave serbe në Kosovë do të lejohej vetëm “nëse ndihmon në qetësimin e situatës”.

“Është shumë e rëndësishme që KFOR-i vendos nëse kjo do të jetë e dobishme apo jo. Dhe në atmosferën aktuale, qartësisht të tensionuar mes Prishtinës dhe komunitetit serb të Kosovës, rrethanat aktuale janë dukshëm në të kundërtën – një gjë e tillë do ta përshkallëzonte situatën”, shprehet Shea.
Ai përkrahi përfaqësuesit e komunitetit ndërkombëtar në kërkesën që vetë serbët lokalë t’i largojnë barrikadat e ngritura më 10 dhjetor në veri dhe iu bashkua thirrjeve që Kosova dhe Serbia të angazhohen për arritjen e një marrëveshjeje në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

“Fatkeqësisht, sot në veri të Kosovës ka ende njerëz me pikëpamje shumë ekstreme, radikale, që nuk duan të bëhet asnjë lloj përparimi, dhe stagnimi aktual, meqë çon në dhunë, i përshtatet më shumë agjendës së tyre”, shtoi ish-zëdhënësi i NATO-s.

4 Komente

  1. h
    hahahah sa bukur ja ka then !

    sekur s'ju njohin shqiptaret gjuhet e gjarpinjve .hahahahah sa bukur ja ka then e . mos te guxpj kush te shkoj ne aludime se kokbardhi ben ironi duke i then Vucos qe pse nuk hyre pa na pyetur a i vrare . e kuptoni ju shokeni kte Bote apo jo ? Turrli shprehjesh e mendimesh te ciduara lexojme cdo dite Medieas se Djallit

    Përgjigjjuni
    1. A
      Autochthonous

      Kosova Duhet te Bej kerkese te fuse trupa Paqeruajtse ne Presheve ne tokat e tyre, Serbet Jane te lire te ikin nga Mitrovica Per ne Serbi Ku edhe aty Nuk e Kane vendin

      Përgjigjjuni
      1. T
        Tipi

        Vuçiç po ben lojera politike qe te ngreje mbeshtetjen qe i ka rene ne Serbi. Kjo qenie politike ka premtuar sh qiqra ne hell per serbet, dhe nuk ka bere asgje nga ato premtime. Popullata serbe, sidomos mosha e mesme dhe madhore, jane kryesisht akoma nacionalist per sa i perket Kosoves. Keta jane edhe pjesa me e madhe e njerezve qe votojne. Edhe pse situata po ndyshon me brezin e ri te shoqerise serbe, te cilet gradualisht do e harrojne Kosoven. Per kete arsyje, Vuçiç gjithmone, me fije te lidhura tek ambasada Ruse ne Beograd, krijon situata per te destabilizuar Kosoven. Edhe pse e di qe eshte totalisht i pafuqishem te ndryshoje situaten e Kosoves. Ne fund do u justifikohet masave ne TV se ia beri kerkesen NATOs por nuk iu pranua. Klm!

          Lini një Përgjigje