Haradinaj pas dënimit të Salih Mustafës: Besoj fuqishëm në pafajësinë e UÇK-së

16 Dhjetor 2022, 13:52Rajoni TEMA

Haradinaj pas dënimit të Salih Mustafës: Besoj fuqishëm

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka reaguar pas dënimit të ish-komandantit Salih Mustafa me 26 vjet burg nga Gjykata e Hagës.

Haradinaj, i cili ka qenë komandant i Zonës Operative të Dukagjinit, ka thënë se ai beson fuqishëm në pafajësinë e UÇK-së.


“Unë besoj fuqishëm në pafajësinë e UÇK-së. Kosova e ka pranuar drejtësinë si mekanizëm për heqjen e gjitha dilemave se lufta e UÇK-së për lirinë e vendit ka qenë luftë e pastër!

Dënimi sotëm i Salih Mustafës është vetëm një shkallë e drejtësisë, dhe rasti i tij në një shkallë tjetër, shpresoj ta marrë një epilog tjetër për lirinë e tij, siç ka ndodhur në plot raste të tjera, që dënimet drakoniane janë rikthyer në pafajësi”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

6 Komente

  1. S
    Shqipetaret Viktima te Intriganteve ??

    o Ramush Haradinaj:Pyet Lulezim Bashen.."Heroin" e Dosjeve per interesa te Serbise.."Nipin" Kosovare..@@Duhet ti kishit Vrare te gjithe SPIUNET dhe BASHKEPUNETORET E Milloshevicit..jane pikerishte keta Bastrade, dhe te Paguar nga Beogradi si "Deshmitare te Mbrojtur"..qe per te fituar AZIL Ne Gjermani apo Suedi..nuk po lene gje pa C´pifur... @@Ja Pyete Lulezim Bashen:Po Dosjen e Thacit kush e ka Bere????????????

    Përgjigjjuni
    1. O
      Ortega i Pollogut

      U VRAFSH me DORËN TANDE, thshte populli, or Ramash ! Albini, që e urreni aq shumë, mundohej t´ua hapë sytë; t´ua kthjellë mendjen; t´ua zgjojë vetëdijen - se përmes poshtërimit, edhe do të luajnë me NA, si jevgjiti me ariun në valle. Më vjen keq, por morët në qafë gjithë atë popull të përfjetur!

      Përgjigjjuni
    2. d
      dredharak burre paske ken edhe ti o trim

      nqs do besonit do duhej te mos lejonit kte skandal ,nderkohe qe te tan dinit se cfar luhej nen rrogozin kur ishit km i kosovs . nuk keni din e iman ju para pushtetit jeni gati me burgos edhe vet kosoven . harram ju kjofte

      Përgjigjjuni
      1. S
        Shmil Gostivari

        O Baca HARADIN ! Si po shprehesh në këtë mënyrë diletante se "BESON..." etj. Vetë përdorimi i fjalës nismëtare "besoj", jam i "bindur", jam i "sigurt" shpiejnë në përfundime që mbeten për t´i argumentuar. E vërteta objektive e UCK është e panënshtrueshme, absolute, e paverifikueshme në aspektin e vlerave tona kombëtare dhe morale historike. UCK ishte, është, do jetë EMBLEMA JONË e VLERAVE ABSOLUTE KOMBËTARE, Djem nënash, trima nënash, prind fëmijësh të njomë që na dhanë nderë - i thanë armikut dhe Botës se ky vend, Dardania ILIRE - ARBNORE - SHQIPTARE është kultivuar e ruajtur me gjak arbnor. Legjendat individuale e kolektive, mishëruar tek personaliteti i Hasan Prishtinës, vazhduar në harkun kohor përmes mijëra e mijëra heronjsh shqiptarë dhe për të arritur tek Tahir Mema, Adem Jashari i dhanë shpirt e përjetësi kurorëzimit UCK! LAVDI e PËRJETSHME UCK - ës ! Nuk ke se pse beson, por kultivo fenë UCK ! Të fala !

        Përgjigjjuni
        1. a
          astrit

          Ramush nuk u denua UÇK por Sali Mustafa! Dhe eshte denuar per krime e keqtrajtime ndaj shqiptareve! Eshte denuar nga nje gjykate qe eshte miratuar me voten tende ne kuvendin e Kosoves. Politikanet kosovar qe kane miratuar kete gjykate duhet te japin doreheqjen ose te pershendesin vendimet e gjykates.

          Përgjigjjuni
          1. S
            Shmil Gostivari

            ASTRIT, u dënua UCK. Qart që nuk e kupton gjuhën juridike. Tre nocione që përdori qyqja gjygjtare, implicite fajësonte UCK. Mirëpo, do kuptohet e do dal në dritë se ky procedim qelbet ngase mundohet të MBULOJË KRIMET SERBE në DARDANI. Gjykatësja bëri një sërë gafesh dhe një instancë korrekte "apeli", aktgjykimi do shkrihet... UCK - nderi historik kombëtar!

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje