Moska: Ambasadori ynë në Beograd është urdhëruar të mbështesë normalizimin në Kosovë

15 Dhjetor 2022, 22:25Rajoni TEMA

Moska: Ambasadori ynë në Beograd është urdhëruar

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Federatës Ruse, Maria Zakharova, ka deklaruar se ambasadori rus në Beograd, Alexander Botsan-Krachenko ka marrë urdhër për të hedhur hapa konkretë në mbështetje të normalizimit në Kosovë.

"Ne po presim reagimin e Beogradit", ka thënë ndër të tjera Zakharova.

Deklarata sugjeron një gysmë iniciative të Moskës në Ballkan, pas muajve përfshirje ekskluzive në luftën në Ukrainë, që ka mbërthyer vëmendjen e komunitetit ndërkombëtar perëndimor. 

Nga ana tjetër, deklarimi vjen si kundërpërgjigje ndaj akuzave që bëhen për rusofilinë në Beograd, duke nënkuptuar këtu se Moska investon në thellimin e krizës. 

Po kështu ky është një sinjal se Moska ka mbajtur derën hapur për Vuçiç që është shprehur së fundmi se është vënë në qoshe të goditjeve nga Perëndimi.

2 Komente

  1. J
    Jorgo

    dhe kur e thote Zakarova si mund te mos ta besosh?!

    Përgjigjjuni
    1. t
      tega

      dhe të INKURAJOJË BANDITËT SHOVENISTË SERBORUS...

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje