BE heq vizat për qytetarët e Kosovës

15 Dhjetor 2022, 16:41Rajoni TEMA

 

BE heq vizat për qytetarët e Kosovës

 

Qytetarët e Republikës së Kosovës mund të udhëtojnë pa viza udhëtojnë në vendet e BE-së. Për këtë ranë dakord negociatorët e vendeve të BE-së dhe Parlamenti Evropian. Heqja e vizave pritet të aplikohet më së voni nga viti 2024, njoftoi Parlamenti Evropian.

Mbajtësit e pasaportave kosovare mund të qëndrojnë në vendet e BE-së deri në 90 ditë pa vizë. I njëjti rregull do të zbatohet për të gjithë Ballkanin Perëndimor, pra edhe për Serbinë dhe Malin e Zi.

Marrëveshja për vizat duhet të konfirmohet edhe një herë nga Parlamenti dhe shtetet anëtare të BE-së, por kjo konsiderohet formalitet.

Vjosa Osmani, Albin Kurti dhe Glauk Konjufca dorëzojnë kërkesën për anëtarësimin e Kosovës në BE
Kosova dorëzoi gjithashtu zyrtarisht edhe kërkesën  për anëtarësim në BE. Formalisht Kosova ka vetëm statusin e "perspektivës së anëtarësimit në BE". Pengesa kryesore për afrimin me BE-në është fakti që pesë shtete anëtare të BE-së - Spanja, Rumania, Sllovakia, Greqia dhe Qiproja - nuk e njohin Kosovën.

4 Komente

  1. t
    tata luigji

    2024 na del nje pune ashtu dhe do ta shtyme deri ne 2028 kur dosa me albinin mos te jen aty

    Përgjigjjuni
    1. Çekiçi

      Më shumë ka rendesi qe Europa dhe Amerika më i hjekë nga politika keta tre faqezi se më u dhënë vizat popullates se Kosoves

      Përgjigjjuni
      1. J
        Jorgo

        Rrrofte Piktori qe hiq e vur kete refren ka pasur ne cdo takim me BE se te ishte per keta ne foto edhe 20 vjet me viza i kishe kosovaret

        Përgjigjjuni
        1. B
          Bashkimi

          Bravo, zoti Kryeministër Edi Rama, po të mos ishe ti ne në Kosovë edhe shumë vite do të ishim të izoluar. Faleminderit!.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje