Dorëzimi i aplikimit për anëtarësimin në BE në Pragë, Kurti: Ditë historike për popullin e Kosovës

15 Dhjetor 2022, 13:30Rajoni TEMA

Dorëzimi i aplikimit për anëtarësimin në BE në

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka dorëzuar aplikimin në Republikën Çeke - vendin që aktualisht kryeson Presidencën e BE-së.

Ceremonia është mbajtur në ndërtesën e Qeverisë çeke në Pragë, ndërsa aplikimin Kurti ia ka dorëzuar ministrit për Çështje Evropiane të Çekisë, Mikulash Bek.

Kryeministri Albin Kurti, në konferencën për media para dorëzimit të aplikimit, e quajti “ditë të jashtëzakonshme për demokracinë në Evropë”.

“Kemi ardhur në Pragë për të riafirmuar zotimin e pandryshueshëm të Kosovës ndaj vlerave themelore të BE-së, lirisë, demokracisë, të drejtave të njeriut, barazisë dhe sundimit të ligjit duke dorëzuar aplikimin për anëtarësim”, deklaroi Kurti.


Ai, gjithashtu, tha se është i vetëdijshëm që rruga për në BE bazohet në merita vetanake të shtetit.

“Nuk kërkojmë derë anësore ose procedurë të shpejtë për hyrje në BE”, tha ai.

1 Komente

  1. 1
    1

    Kesaj i thone fshati nuk e qaste brenda tij ai kerkon vajzen e priftit per grua.Kosoven nuk e njohin fare gjashte shtete ata kerkojne te antaresohen ne be.Populizem i gjalle per te mare votat e truthareve

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje