
Ditën e sotme kryeministri Albin Kurti do të udhëtojë drejt Pragës kur do të dorëzoj aplikimin për anëtarësimin e Kosovës në BE.
Po cilat janë hapat dhe pengesat e Kosovës drejt BE-së?
-Presidenca BE-së, Çekia do të informojë të 26 vendet anëtarët e BE- së me kërkesën e mbërritur nga Kosova.
- Advertisement -
-Më pas do të nisin konsultimet me vendet e BE-së, sidomos me shtetet që nuk e kanë njohur Pavarësinë e Kosovës.
-Këshilli Evropian do të marrë vendimin se si të procedojë. Më pas Komisioni Evropian përgatit një opinion ligjor në këtë temë.
-Suedia merr presidencën e BE-së më 1 janar, që më pas do të merret me këtë çështje.
-Në Korrik Spanja-merr presidencën e BE-së, e cila nuk e ka njohur Kosovën.
-Ndërsa në 2024 do të ketë zgjedhje për Parlamentin Evropian.
-Përpilimi i raportit të Kosovës mund të marrë vite pasi rasti është unik dhe i komplikuar duke qenë se 5 shtete ende nuk e njohin Kosovën si shtet i pavarur,
-Çështja kyçe lidhet me dialogun e Kosovës me Serbinë.
-Plani europian “bazë e mirë’ edhe për rrugën e integrimit europian të Kosovës.
-Kosova e ka nënshkruar Marrëveshjen oër Stabilizim Asocim me BE-në në 2015.
-Sakaq ditën e djeshme Parlamenti, Këshilli dhe Komisioni Evropian kanë arritur marrëveshjen për liberalizimin e vizave për Kosovën.
-Qytetarët e Republikës së Kosovës do të udhëtojnë pa viza, nga janari 2024.
Lini një Përgjigje