"Ai e kupton seriozitetin e situatës", Lajçak flet për takimin me Vuçiçin

14 Dhjetor 2022, 16:29Rajoni TEMA

"Ai e kupton seriozitetin e situatës",  Lajçak flet

Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak ka reaguar pas takimit që zhvilloi në Beograd me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Lajçak u shpreh se me Vuçiçin, pati një diskutim të hapur dhe të ndershëm për një zgjidhje politike që do ulte tensionet në veri të Kosovës.


Ndër të tjera, Lajçak nënvizoi se Vuçiç e kupton seriozitetin e situatës. “Vazhdova misionin tim në Beograd sot për t’u takuar me Presidentin Aleksandër Vuçiç.

Ne patëm një diskutim të hapur dhe të ndershëm për një zgjidhje politike që do të ulte tensionet dhe do të mundësonte heqjen e barrikadave. Ai e kupton seriozitetin e situatës”, shkroi Lajçak në Twitter.

4 Komente

  1. B
    Besi shoku ilirit

    C'a thu or budall! Ajo situate u krijua nga Vucici.

    Përgjigjjuni
    1. U
      Ulpiana

      Një aktivitet ditor nga FSK https://www.youtube.com/watch?v=7RWgFMSfa40

      Përgjigjjuni
      1. I
        Ishi i ZaKaroves

        Ti a e kupton o Mirosllavi ...se ai i ka kurdis vet ato pun

        Përgjigjjuni
        1. V
          Vezhguesi

          Ky sllovaku (vellai i Vucicit) kujton se njerzit jane budallenj. Ky i pari nuk eshte i interesuar per zgjidhjen sepse ngelet pa pune pastaj...Kaq e thjeshte eshte.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje