
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani i është kundërpërgjigjur homologut të saj serb, Aleksandër Vuçiç, lidhur me pretendimin për të dërguar forca të ushtrisë serbe në Veri të Kosovës.
Nga foltorja e parlamentit, Osmani tha se koha kur Serbia mund të cënonte sovranitetin e kosovës ka marrë fund.
“Jemi të gjithë dëshmitarë të kërcënimit të vazhdueshëm të Serbisë ndaj Kosovës. Ky kërcënim me përmasa agresioni së fundi është shpërfaqur nëpërmjet idesë hegjemoniste të vendosjes së trupave ushtarake të Serbisë në Kosovë. Por, Serbia dhe udhëheqësi i saj Vuçiq e dinë fare mirë se prezenca e ushtrisë serbe në territorin e Kosovës mori fund një herë e përgjithmonë më 12 qershor 1999.
Në vitin 1999, kur trupat e NATO-s thyen boshtin kurrizor të idesë hegjemoniste te Serbisë për një Kosovë pa shqiptarë ku shfarosja ishte qëllimi gjenocidal i tyre”, theksoi ajo.
Osmani foli edhe për progresin që Kosova ka bërë në drejtim të politikës së jashtme, duke theksuar se nuk ka më vend për tregëti kufinjsh.
“Kosova nuk ka politikë të jashtme”, po thonë ca zëra. Natyrisht që Kosova ka politikë të jashtme. Në fakt, më në fund, Kosova ka politikë të jashtme.
Por, po ju tregoj se çfarë nuk ka Kosova tani: Nuk ka lobim për ndryshim kufijsh, nuk ka pagesa lobistësh për të shtyrë përpara agjenda puro individuale, nuk ka intervista të paguara për të promovuar liderë të caktuar, nuk ka flirtime me Serbinë e me Rusinë me qëllim të interesave individuale, nuk ka udhëheqës që Kosovën e krahasojnë me Nagorno Karabakh e me Abkhazi e me Krime. Koha e tregtarëve të kufijve ka perënduar njëherë e përgjithmonë!”, u shpreh Osmani.
Barrikadat e vendosura nga forcat serbe në Veri të Kosvës vazhdojnë ende, pavarësisht kërkesave të Kosovës dhe ndërkombëtareve që të tërhiqen. Megjithatë, krahasuar me javen e kaluar, situata në veri është më e qetë, edhe pse e brishtë.
Cfar thote kjo kafsha e ndyre, kjo flet keshtu se ne Kosove jane forcat e huaja qe e mbrojne se ndryshe Serbia brenda 24 oresh me forcen ushtarake qe ka e ripushton totalisht Kosoven,kjo eshte pa breke dhe krenohet,me cfar do luftoi me pushke druri.
kjo idiotja kujton se prap do futet USA ne lufte per Kosoven
Kjo kudra a e din qe babai i sajë i ka udhëheq në luften e kosoves ushtrinë policinë dhe paramilitaret serb per debimin dhe vrasjen e shqiptarve