
Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR konfirmoi se ka pranuar kërkesë nga Serbia lidhur me dislokimin e deri 1.000 trupave ushtarake dhe policore serbe në Kosovë.
“Aktualisht jemi duke e shqyrtuar” këtë kërkesë, u tha në përgjigjen e KFOR-it dërguar Radios Evropa e Lirë.
“KFOR vazhdon të jetë jashtëzakonisht vigjilent dhe plotësisht i aftë të përmbushë misionin e tij që derivon nga Kombet e Bashkuara”, shtoi ky mision.
Më 15 dhjetor, autoritetet në Serbi bënë të ditur se kanë vendosur që t’i drejtohen KFOR-it me kërkesë për dislokimin e trupave në Kosovë.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçic deklaroi se është e qartë se kërkesa do të refuzohet.
Serbia këtë kërkesë e ka bërë duke u thirrur në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, teksa tensionet mes Kosovës dhe Serbisë janë rritur ditëve të fundit.
Edhe zëvendëskryeministri dhe ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Millosh Vuçeviq, ka konfirmuar se KFOR-it i është dorëzuar kërkesa për dërgimin e deri në 1.000 trupave të ushtrisë dhe policisë serbe në Kosovë.
“Para pak kohësh e njoftova presidentin e Republikës dhe kyeministren se Forcat e Armatosura të Serbisë, gjegjësisht Komisioni për Zbatimin e Marrëveshjes Ushtarako-Teknike të Kumanovës pranë Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, ka dorëzuar këtë në mëngjes, para orës 11:00, në vijën administrative afër Merdarit, në formë të shkruar, vendimin e Qeverisë”, së Serbisë, u tha në njoftimin e lëshuar nga Vuçeviq, ku u shtua se janë dërguar të gjitha dokumentacionet e nevojshme.
Kërkesa e Serbisë vjen në kohën e rritjes së tensioneve në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe. Që nga 6 dhjetori janë regjistruar disa incidente me armë zjarri, granata dore dhe shok bomba.
Më 10 dhjetor, në shenjë pakënaqësie me arrestimin e një ish-polici serb, disa serbë lokalë ngritën barrikada, duke bllokuar rrugët kryesore që çojnë drejt pikëkalimeve kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak, që lidhin Kosovën me Serbinë.
E moret vesh more kurva , te ishte ndjekur ideja e çlirimtarit te Kosoves per shkebim teritoresh , sot do kishim paqe dhe dy krahina te banuara me shqiptare , tani dhe keto toka i humbem edhe ato dy komuna si morem .
Po vertetohet ajo qe mjerisht e kam thane disa her se edhe qeqenia e kadirovit ishte shtet nja dy vite, e pranuar nderkombetarisht, por tash askush nuk flet, atje putini vendosi kadirovin presednik kurse ne Kosove tbijen e milicit te millosheviqit mender presednike osmanka si garancion se kosova nuk do ndahet e edhe ma hiq te bashkohet me Presheven e kshtu te ndalohet edhe bashkimi me Shqiperine, tash kfori po shqyrtojka kerkesen e serbise qe ta kthen ushtrine dhe milicine sepse presednikja i ka ngelur pa milic, baba i eshte plakur dhe i ka humbur nuhatja, kurse baba i burrit tash ska pushtet te denon seperatistet dhe irredentistet siq n'a quante serbia dikur me nga 15 vite burg, sidoqofte ja arriten ta denojne Calin me 26 vite burg sepse kishte luftuar per çlirimin e kosoves, kurse mlladiqi e vuqiqi Ku vetem per disa minuta i pushkatuan mbi 9 mije qytetar, mlladiqi i denua nga drejtesia e turpit me 26 minuta burg,kurse vuqiqi u shperblye me pushtet siq edhe qenefja jone osmanka, tash kur seperatistet jane ne burg dhe pjella serbosllave ne pushtet kfori do ta shqyrtoj kerkesen e serbise, le nje fjale do ka plotson deshiren serbise te merr JO vetem deri tek ura siq quhet por deri ne Durres mundesisht, e per kete sot rreziku eshte me i madh se kurre.
Politik antishqiptare.
BARDHULI DHE ZOTI BERATI PREJ KOSOVE KUR DO TE NA BENI KOMENTET TUAJA PER GJENDJEN E KRIJUAR NE VERI TE KOSOVES .TANI QAJENI EDHE MITROVICEN EDHE METVEGJEN.