
Republika Federale e Gjermanisë është angazhuar maksimalisht në arritjen e marrëveshjes finale mes Kosovës dhe Serbisë.
Në emisionin “Balkan Talks” në Euronews Albania, ish-ambasadori i Kosovës në Berlin dhe eksperti më i njohur i marrëdhënieve gjermano-ballkanike, Beqë Cufaj deklaroi se Prishtina dhe Beogradi do detyrohen nga vendimarrësit ndërkombetarë ta nënshkruajnë atë gjatë vitit të ardhshëm.
“Jemi në një situatë shumë të thjeshtë. Jemi në një situatë aq të thjeshtë, kur qoftë Prishtina, qoftë Beogradi kanë vetëm një alternativë. Ajo alternativë quhet draft marrëveshja. Deshën apo nuk deshën krerët e shtetit të Kosovës, kjo marrëveshje nuk ka alternativë.
Duhet parë edhe në kontekstin historik të shtetbërjes së Kosovës. Kemi situatën tani, në bisedat pas shpalljes së pavarësisë, në vitin 2013 u nënshrkau marrëveshja e parë mes Kosovës dhe Serbisë. Tani jemi në një situatë të re. Nëse kjo draft marrëveshje e publikuar është ideale, natyrisht që nuk është ideale, por kush humbet me këtë marrëveshje më shumë? Unë them Serbia”, theksoi ai.
A mor Cuf te ka mbetur ora qysh ne vitin 1999 .A nuk po e kupton se perendimi ka kthyer mendje .
A mor Cuf te ka mbetur ora qysh ne vitin 1999 .A nuk po e kupton se perendimi ka kthyer mendje .
Kujdes historia se per shkakun tend jemi nje koqe popull se nuk shikojme perpara por shikojme historine.