NATO i tregon forcën Serbisë

19 Dhjetor 2022, 19:21Rajoni TEMA

NATO i tregon forcën Serbisë

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, po kryen stërvitje ushtarake afër bazës që ka në Novosellë.

Stërvitjet synojnë të trajnojnë njësitet e KFOR-it, për të garantuar lirinë e lëvizjes në kohë krizash dhe ‘konsistojnë në një seri  simulimesh taktike, duke  përfshirë pajisje të rënda dhe helikopterë”

Njoftimi për këto stërvitje vjen në kohën kur autoritetet e Kosovës bëjnë thirrje për heqjen e barrikadave të ngritura nga serbët lokalë në veri të Kosovës.

KFOR-i ka bërë të ditur më 16 dhjetor se e ka shtuar numrin e ekipeve patrulluese në veri.

Barrikadat janë ngritur më 10 dhjetor në këtë pjesë të Kosovës, si shenjë pakënaqësie ndaj arrestimit të ish-zyrtarit serb të Policisë së Kosovës, Dejan Pantiq. Ai dyshohet se ka organizuar “sulm terrorist” në zyrat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri të Kosovës më herët gjatë muajit dhjetor.

Së fundi, autoritetet serbe i kanë dërguar kërkesë KFOR-it për angazhimin e deri në 1.000 pjesëtarëve serbë të sigurisë në Kosovë, duke u thirrur në

Misioni i NATO-s, ka thënë se është “duke e shqyrtuar atë”.

8 Komente

  1. P
    Poseidon

    ESHTE KOMPLEKSE CESHTJA:................NE KETE KUPTIM DUHET FILLIAR PUNA PER FORMIMIN E NJESISE SE KOMUNAVE ME SERBE KONFORM KUSHTETUTES DHE SERBEVE TU BEHET E QARTE SE JANE NE KOSOVE DHE I NENSHTROHEN LIGJEVE TE SHTETIT..............NUK ESHTE E VESHTIRE .....NJE KOMISION DYPALESH DHE ME SPECIIALISTE NDERKOMBETARE ( ITALIANE) BEHET LIGJI PER FORMIMIN E ASOSACIONIT SERB .....................KOSOVA KA DY RRUGE OSE TE FORMOJE ASOSACIONIN OSE TE LEVIZEN KUFIJTE SIC EDHE ESHTE DISKUTIR DUKE DHENE DHE DUKE MARE KOMUNAT ME SHQIPETARE NE SERBI.............................RRUGA E TRETE DO TE ISHTE..............BASHKIM I KOSOVES ME SERBINE SIC KA QEJF BINI ME VJOSEN...... .... ...

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje