
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti thotë se kërkesa e Serbisë drejtuar KFOR-it për kthimin e 1 mijë trupave serbe në Veri, tregon pafuqinë e tyre dhe se Beogradi ka mbetur në shekujt 19 dhe 20.
Kurti u shpreh i bindur se NATO-ja do ta refuzojë një kërkesë të tillë.
“Ata e kanë bërë një kërkesë KFOR-it me sa di tash natyrisht ajo është një kërkesë jo reale e cila flet më shumë për ata sesa për vendin tonë, kurrë nuk ka pasur nevoje për ushtarë serbë në Republikën e Kosovës, kurrë nuk ka pasur nevojë për ushtarë serb në shekullin e 20-të e as 19-të, tash kërkesa e tyre më shumë tregon se ata kanë ngelur në shekullin nëntëmbëdhjetë dhe njëzet.
Me këto kërkesa ata po na e tregojnë neve që e dimë mirë se kush janë, se kush janë edhe për ata që kanë pas dilema se ata kush janë.
Natyrisht që NATO do të jetë kundër e po ashtu edhe ata e kuptojnë shumë mirë se nuk kanë ku të vinë në Kosovë ata ushtarë të gjorë serbë, të cilët këta pretendojnë se t’i sjellin në vendin tonë. Pra më shumë është shprehje e pafuqisë sesa fuqisë së tyre”, theksoi ai.
Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka bërë të ditur se në ditët në vijim do të kryejë stërvitje të rregullta ushtarake afër bazës që ka në Novosellë.
Ndërsa, ditën e djeshme, në anën serbe afër Jarinjës – pikëkalimit kufitar mes Kosovës dhe Serbisë u mbajt një protestë e thirrur nga grupe djathtiste serbe, si shenjë mbështetjeje ndaj barrikadave që kanë ngritur serbët lokalë në veri të Kosovës.
Protestuesit janë shpërndarë pasi Policia serbe u ka thënë se do të lirojë një person që ka arrestuar në protestë.
Deri kur shtetin e Kosovës do ta shpëtojnë KFOR _ NATO dhe SHBA dhe miqtë tjerë nga këta pushtetar të krisuar EGOIST e karrierist. Jemi në prag të greminës për kaprica të tyre.
Ky Idjot ,ben Politiken e Serbise ,apo te Kosoves? Ky po i hedh Benxin Zjarrit per Interes te Serbise.
Ky Kurt rrumpalla nuk eshte udhehqes qe i nevojitet Kosoves! Te tere e dine qe kjo kerkese nuk do aprovohet, por Kurti duhet te beje politike kombetare dhe jo politike rrupalliste. Nuk eshte nevoja per sharje dhe rrahje gjoksi. Normalisht edhe Vuciqi e di qe kjo kerkese nuk do aprovohet, por ai me kete mundohet te beje politike dhe ti kujtoje Kurtit rezoluten 1244, qe i jep te drejte Serbise te beje kerkese NATOS, sepse kete te drejte ja jep marreveshja. Kurti ne vend te beje politiken qe i duhet Kosoves dhe te shfaqi mirekuptim, flet para kohe dhe si rrupallist qe eshte rreh gjoksin dhe hiqet trim me "topet e NATOS". Eshte e tepert qe Kurti komenton dhe e quan kete kerkese "te tepert", sepse ajo eshte e sanksionuar ne rezoluten 1244, per te cilen Albini duhet te punoje qe ta zevendesoje me nje rezolute tjeter, sic eshte ajo qe propozon Franca dhe Gjermania dhe qe mbeshtett nga Amerika. Albini duhet te na thote se cdo beje per tu futur ne Evrope dhe OKB dhe jo te shaje serbin sikur Vuciqi eshte fantazme e shekullit te kaluar, sepse edhe Albini me kete politike eshte shembelltire e Vuciqit dhe jo udhehees shqiptar per te cilin ka nevoje Kosova. Kosova nuk ka nevoje per megallomane qe cdo gje qe bejne e bejne per tu dukur, por per udheheqes qe dine te marre vendime afategjata dhe jo te shajne si njerez ordiner, apo si i themi ne ketej nga Lushnja si Kurve fshati. Eshte kethyer me keq se Saliu ne anet tona....
Rrofte USA me interesat e saj ne Ballkan, ndersa sa per kurtin serbia futet per 1 ore ne kosove. Ne keto kushte nuk duhet punuar per interesaty e serbise, por per ato te kosoves.