Bërnabiç: I frikësohem një përshkallëzimi të situatës në veri të Kosovës

19 Dhjetor 2022, 10:45Rajoni TEMA

Bërnabiç: I frikësohem një përshkallëzimi

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç deklaroi serbët në veri të Kosovës kanë vendosur barrikada sepse kërkojnë të drejtat elementare të njeriut dhe asgjë më shumë.

Ajo u shpreh se i frikësohet një përshkallëzimi të mundshëm të situatës, por theksoi se Serbia do të bëjë gjithçka për të ruajtur paqen dhe stabilitetin, shkruan RTS.


“Në fund të fundit janë në ato institucione falë asaj marrëveshjeje të Brukselit, kështu që kur Albin Kurti thotë se nuk ka marrëveshje të Brukselit për të, atëherë nuk e di saktësisht se cili është problemi që serbët nuk janë në institucione”, nënvizoi ajo.


Ndër të tjera, Bërnabiç  tha se është thellësisht e zhgënjyer nga reagimi i komunitetit ndërkombëtar.

“Nëse shikoni vetëm si ka qenë dhjetori – filloi me emërimin e Nenad Rashiçit nga Albin Kurti për përfaqësues të serbëve në Kosovë dhe në institucionet e Prishtinës, një njeri që mori 0.17 për qind të votave në zgjedhje.

Ne nuk patëm një reagim nga Brukseli, patëm një reagim që u bëri thirrje të dyja palëve të deeskalojnë. Nuk jam saktësisht e sigurt se çfarë bëri Beogradi në atë moment, si dhe serbët në Kosovë”, u shpreh Bërnabiç ndër të tjera.

1 Komente

  1. e
    emigranti

    Ju jeni ata qe krijoni destabilizimin e pershkallezimin e situates dhe tani beni sikur I frikesoheni asaj. Hipokrite. Flet se serbet ne Veri kane barrikaduar per shkelje te te drejtave te njeriut. Se te arrestosh policin serb qe pasi bojkotoi detyren shteterore dhe u pagua per kete nga Vucic, I vuri bomben institucionit te Kosoves sipas kesaj hipokriteje eshte gabim I madh qe ka sjelle kete destabilizim vetem mendjet e semura qe drejtojne Serbine mund ta spjegojne.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje