Gazeta ruse: Konflikt i ri që mund acarojë tensionet Perëndim-Rusi

20 Dhjetor 2022, 18:00Rajoni TEMA

Gazeta ruse: Konflikt i ri që mund acarojë tensionet

Pavarësisht protestave të Serbisë, Kosova paraqiti një kërkesë për anëtarësim në Bashkimin Evropian, e cila kërcënon të përshkallëzojë tensionet në Ballkan.

Genadij Petrov, në një artikull të publikuar nga gazeta ruse Nezavisimaya Gazeta, thekson se serbët u revoltuan pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, paraqiti kërkesë për hyrjen e vendit të tij në BE. Me këtë akt, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, konsideron se janë shkelur të gjitha ligjet dhe marrëveshjet evropiane.

Petrov thekson se Rusia ka shprehur gatishmërinë e saj për t’u përfshirë në zgjidhjen e situatës dhe Maria Zakharova, zëdhënëse e Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse, tha se ambasadori rus në Serbi, i cili është në kontakt të ngushtë me lidershipin serb, ka udhëzime për hapa konkretë për të mbështetur normalizimin apo propozimin e mënyrave për normalizimin e situatës dhe se Moska pret një përgjigje nga Beogradi.

Petrov theksoi se Albin Kurti gjatë dorëzimit të kërkesës për anëtarësim dukej sikur ishte vetëm një akt simbolik, sepse gjatë ceremonisë ai tha: “Nuk duam të qëndrojmë në oborr (të Bashkimit Evropian) apo të nxitojmë. Ne duam të ndërtojmë Bashkimin Evropian në vendin tonë dhe me njerëzit tanë”.

Vuçiç ka deklaruar menjëherë se e konsideron paraqitjen e kërkesës si shkelje të ligjit evropian dhe veprim që nuk është në përputhje me Marrëveshjen e Uashingtonit, të nënshkruar në vitin 2020, me ndërmjetësimin e ish-presidentit amerikan, Donald Trump.

“Situata në rajon po nxehet”

Petrov sqaron se Kurti, në kohën e nënshkrimit të marrëveshjes ka kritikuar kryeministrin e atëhershëm Avdullah Hoti për nënshkrimin e Marrëveshjes së Uashingtonit dhe me kërkesë të Kurtit, Kuvendi i Kosovës nuk e ka ratifikuar këtë dokument.

Autori i tekstit beson se paralelisht me këtë zhvillim, situata në rajon po nxehet. Të mërkurën, policia e Kosovës mori kontrollin në atë që ai tha se ishte komuna serbe e Mitrovicës së Veriut.

Prandaj, përfaqësuesit e partive serbe nuk marrin pjesë në punën e kësaj komune, prandaj anëtarët e rinj të organit legjislativ është dashur të bëjnë betimin, të njëjtën ditë, nën mbikëqyrjen e forcave speciale të Policisë së Kosovës.

Edhe autoritetet e Kosovës kanë vendosur që më 18 dhjetor të mbahen zgjedhje të reja për komunat serbe dhe partitë serbe kanë paralajmëruar se nuk do të marrin pjesë në ato zgjedhje dhe as nuk do ta njohin legjitimitetin e tyre.

Autori thekson se as serbët nuk do t’i çmontojnë barrikadat që kanë ngritur. Megjithatë, për momentin as Serbia e as Kosova nuk po marrin masa shtesë, pasi përpjekjet evropiane për zgjidhjen e krizës vazhdojnë.

2 Komente

  1. D
    Dardan

    Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, eshte bashkepunetor i Hitlerit te shekullit XXI, Vladimir Putin. Akti i goditjes se Capitolit te SHBA-se me 6 janar 2021, krahasohet vetem me goditjen fatale te Kullave Binjake nga Bin Ladeni, me 11 shtator 2001.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Pizevengu

      Nuk e kuptoj pse e perforcojne idene e perplasjes , asgje nuk do te ndodhe , a nuk ishte Serbia qe kish gjithe fuqine e ish Yugosllavise qe desh ta uzorponte me force Kosoven dhe ne fund u terhoq si lepurush , edhe aleati i vet qe fryhet si flluske sapuniqe rrinte dhe shikonte si guak se cfare i benin bombat e Natos nje shteti sllav, qe ne mos ekonomikisht e dermuan ne prestigj dhe imazh dhe e zbythen bashke me ate egon e dhjere patriotike per Te mbrojtur tokat e Kraleve.Tani duan te rikthejne ate qe ishte Projekti i Sllobodanit, duke u fshehur pas nje konflikti me te madh si ai Ukranas, e duke i sherbyer si mantenute e Rusise per te luajtur rolin e nje diversivi ne nje krize boterore, perfundimisht sado te kene investuar ne mbrojtje nuk kane asnje shans te mbrohen Ndaj NATOS, dhe investimin e tyre nuk e pje...dh asnje , as Kosova qe ka kapacitetin me te dobet Ushtarak ne Rajon pas Shqiperise

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje