Rrëmbehen 4 persona në veri të Kosovës, dërgohen në Serbi

20 Dhjetor 2022, 15:30Rajoni TEMA

Rrëmbehen 4 persona në veri të Kosovës, dërgohen

Katër persona të komunitetit serb janë rrëmbyer në dy ditët e fundit në veri të Kosovës. Sipas mediave të Kosovës dyshohet se në këtë ngjarje janë të përfshirë agjentë sekretë të Serbisë.

Bëhet me dije se personat e rrëmbyer janë D. N. , V. I., B. P. , dhe D. S, të cilët pas rrëmbimit janë dërguar menjëherë në Serbi.

“D.S. është rrëmbyer në fshatin Soqanicë të Zvecanit të shtunën mbrëma. Fillimisht është rrahur nga katër të maskuar, meqë viktima ka refuzuar të hyjë në automjetin e tyre, dhe pastaj është dërguar në Serbi përmes rrugëve ilegale.

Të njëjtën natë është futur me forcë në xhipin e zi pa targa edhe viktima me inicialet B. P.

Ngjarja me këtë të fundit ka ndodhur në Leposaviq. Ndërkaq, të dielën gjatë natës po ashtu në Leposaviç, janë rrëmbyer D. N., ish polic i Kosovës, si dhe V. I. , afarist”, kanë thënë burimet për mediat e Kosovës.

Lini një Përgjigje