Petkoviç: Beogradi i shqetësuar për kërcënimet e Albin Kurtit, janë shumë serioze

20 Dhjetor 2022, 18:30Rajoni TEMA

Petkoviç: Beogradi i shqetësuar për kërcënimet e

Drejtori i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën” në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të përgjigjen ndaj gjoja “kërcënimeve dhe thirrjeve për likuidime” që sipas pretendimeve të tij, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ua ka dërguar serbëve që po bllokojnë ilegalisht rrugët në pjesën veriore të Kosovës.

Kryeministri Kurti, në një intervistë për “The Guardian” kishte deklaruar se heqja e barrikadave nuk mund të përjashtojë viktimat, prandaj Petkoviç në një deklaratë me shkrim, ka thënë se Beogradi “po i merr shumë seriozisht kërcënimet e Kurtit”, por edhe se “s’do ta lejojmë kurrë që t’i kthejë kërcënimet në veprim”.

“Tani është e qartë se dislokimi i paligjshëm i forcave speciale të armatosura deri në dhëmbë në veri të Kosovës nuk synon asnjë ‘mision paqeje’ por është një kërcënim i drejtpërdrejtë për popullin serb në Kosovë”, shtoi korrieri propagandistik i qeverisë serbe.

Serbët etnikë në veri të Kosovës, ku janë shumicë, kanë ngritur barrikada prej më shumë se 10 ditësh, duke penguar lëvizjen e lirë të autoriteteve kosovare pavarësisht thirrjeve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian.

Një grup i madh anëtarësh të ‘Narodne Patrole’, një organizatë nacionaliste serbe me lidhje me grupin paraushtarak rus “Wagner”, ishin mbledhur gjithashtu të dielën në anën serbe të kufirit Serbi-Kosovë duke kërcënuar se do të përballeshin me trupat e NATO-s.

Qeveria e Kosovës, përmes kryeministrit Kurti, kishte njoftuar se po pret nga KFOR-i që të bëjë heqjen e barrikadave.

4 Komente

  1. S
    Shmili i Pollogut

    ZOTI KURTI ! Kamionët, traktorët janë pronë e dikujt. Së pari, pronari i automjetit motorik ngarkohet me gjoba për parkim të palejueshëm, shto rrezikimi ekstrem i pjesëmarråesve në qarkullim, me paralajmërim për largimin e automjetit. Afati skadon, ....pasojnë masat administrative. Kjo është procedura e rregullt, toleruese.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shmil Pollogasi

      Kroaci, Bosnjë...fundvitet e 80 -tave dhe fillimi i VITEVE e 90-ta të shek 20 që solli OLUJËN 1995...

      Përgjigjjuni
      1. b
        ben

        albin kurti te ha mutin po ben si i fort se e di qe jan usa aty.

        Përgjigjjuni
        1. P
          PR

          Ky Petkoviq eshte aq burre i keq sa po te jete puna e ben edhe "priftin me bare" per interesat e Serbise. Nga ana tjeter ai e ka shume te lehte te akuzoje Kurtin qe shet fjale bombastike ne vend te tregohet demagog me serbet. Ci duhet atij te thote qe heqja e barrikadave mund te shoqerohet me viktima. Kujt i sherbejne shprehje te tilla vecse Kurt Rrumpalles per tu hequr trim dhe i vendosur ne sy te shtreses injorante te Kosoves pavaresisht se keto fjale ndihmojne Petkovicin per te na nxjerre ne shqiptareve si "dru me pre". Aq me teper kur nuk e pyet njeri pse del si gjel maje plehut? Kosoves i duhet nje burre me ment dhe patriot i vendosur dhe jo nje kalama dhe kastravec ne krye te saj qe per hir te karieres se tij, qelb Kosoven me idjotesiara. Hesht or idjot kur nuk ke cte thuash! Lere KFORIN te merret me barrikadat dhe mos na trego se kjo eshte pune me rrezik dhe mund te kete edhe te vdekur....hesht or derdimen! Do ti apo nuk do te hiqen barrikadat? Duket sikur nuk do se te hiqet nje shans per tu treguar i mencur i dynjase....

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje